Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetet Dobriç dhe Novi Iskër do të përmirësojnë rekordin Guinness për martenicën më të gjatë

Foto: BTA

Vullnetarët nga organizata rinore e Kryqit të Kuq Bullgar në qytetin Dobriç (Bullgari Verilindore) do të përpiqen ta përmirësojnë rekordin e Guinness për martenicën (veroren) më të gjatë.

Për këtë qëllim, herët këtë mëngjes në sheshin e qytetit - përpara monumentit të Khan Asparuhut dhe në shenja të paracaktuara, ata do të fillojnë të shtrijnë martenicën e gjatë prej 20 kilometrash.

Pritet që deri në drekë të ditës së sotme të kuptohet nëse rekordi i mëparshëm prej 17 km është thyer. Vullnetarët janë përgatitur për ngjarjen për gati tetë muaj, gjatë të cilëve e kanë thurur martenicën. Ideja e tyre është ta nxjerrin në ankand dhe t’i përdorin paratë për të ndihmuar familjet e varfra në rajon.

Banorët e qytetit Novi Iskër (Bullgari Perëndimore) gjithashtu do të përpiqen të përmirësojnë rekordin Guinness për martenicën më të gjatë.