Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetet Dobriç dhe Novi Iskër do të përmirësojnë rekordin Guinness për martenicën më të gjatë

Foto: BTA

Vullnetarët nga organizata rinore e Kryqit të Kuq Bullgar në qytetin Dobriç (Bullgari Verilindore) do të përpiqen ta përmirësojnë rekordin e Guinness për martenicën (veroren) më të gjatë.

Për këtë qëllim, herët këtë mëngjes në sheshin e qytetit - përpara monumentit të Khan Asparuhut dhe në shenja të paracaktuara, ata do të fillojnë të shtrijnë martenicën e gjatë prej 20 kilometrash.

Pritet që deri në drekë të ditës së sotme të kuptohet nëse rekordi i mëparshëm prej 17 km është thyer. Vullnetarët janë përgatitur për ngjarjen për gati tetë muaj, gjatë të cilëve e kanë thurur martenicën. Ideja e tyre është ta nxjerrin në ankand dhe t’i përdorin paratë për të ndihmuar familjet e varfra në rajon.

Banorët e qytetit Novi Iskër (Bullgari Perëndimore) gjithashtu do të përpiqen të përmirësojnë rekordin Guinness për martenicën më të gjatë.


Më shumë nga rubrika

4.1 janë të infektuar rishtas me koronavirus nga 16 505 teste

677 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 4.1 për qind e 16 505 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Përsëri, Sofja ka numrin më të lartë të të infektuarve - 113, e ndjekur nga Stara..

botuar më 21-05-18 8.54.PD
Muzeu Historik Regjional i Sofjes

Arkeologjia e Sofjes dhe e rajonit të Sofjes me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, e cila u shënua për herë të parë 43 vjet më parë. Qëllimi i festës është të promovojë rolin e muzeve në ruajtjen dhe përhapjen e kulturës dhe njohurive. Në lidhje me këtë datë të shënuar Muzeu..

botuar më 21-05-18 6.55.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 436

Organizim i ri i imunizimit kundër Covid-19 Në një video-fjalim Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të vaksinohen. "80% e atyre që vdiqën nga Covid-19 ishin bashkatdhetarë tanët mbi moshën 60..

botuar më 21-05-17 7.25.MD