Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 358

Foto: Georgi Cvetkov

Mbërritën vaksinat e pritura të “AstraZeneca”

52 800 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit u morën këtë mëngjes dhe tashmë po shpërndahen në Inspektoratet Rajonale të Shëndetit, tha kryetari i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit, Prof. Krasimir Gigov. Në fund të javës së ardhshme priten akoma 80 000 doza të tjera të vaksinës të Oksfordit. Doza e dytë e vaksinave të "Pfizer / Biontech" dhe "Moderna" ruhet dhe është e garantuar, na siguroi drejtori i Agjencisë së Barnave Bogdan Kirillov. Ai theksoi se nuk ka vendim për vaksinimin e pacientëve që tashmë e kanë kaluar Covid-19 me vetëm një dozë. Nesër priten akoma 21 000 doza të vaksinave Pfizer / Biontech.


Bojko Borisov rekomandoi që korridoret e gjelbra të rivendosen

Kryeministri e bëri këtë rekomandim gjatë vizitës së tij në repartin për fëmijë në spitalin “Pirogov”. Sipas një këshille tjetër të tij ndaj Ministrit të Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov 21 dozat e pritua të vaksinave "Pfizer / Biontech" kundër koronavirusit duhet të ruhen për anëtarët e komisioneve zgjedhore rajonale.


Rivendosen korridoret e gjelbra të vaksinimit kundër Covid-19

Që nga sot njerëzit që duan të vaksinohen menjëherë do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë përmes të ashtuquajturve “korridore të gjelbra”, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë. Kryetari i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit Krasimir Gigov i ka dërguar udhëzime Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Shoqatës Kombëtare të Mjekëve të Përgjithshëm në Bullgari dhe Inspektorateve Rajonale të Shëndetit për përvetësimin e të gjitha dozave të vaksinave të disponueshme. Kështu, kur nuk ka aplikantë të mjaftueshëm nga katër grupet e synuara në pikat e vaksinimit, të gjithë njerëzit e tjerë do të mund të vaksinohen.


Në qoftë se situata keqësohet do të ketë masa të reja anti-epidemike

Vizita në restorante nuk fsheh rreziqe, por nuk jam i bindur se do të respektohen masat, deklaroi për BNR inspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev me rastin e hapjes së lokaleve ditën e hënë. Sipas tij, do të ketë problem pas orës 22.30 "me muzikën dhe rënien e disa kufizimeve". "Ne jemi në proces të rritjes së sëmundshmërisë, por shkalla e rritjes është e ulët dhe kjo na lejon të jemi më demokratikë në shfuqizimin e masave," tha ai. Sidoqoftë, doc. Angell Kunçev paralajmëroi se nëse situata keqësohet, do të ketë një shtrëngim të ri të masave. Për mendimin e tij, rritja e sëmundshmërisë nuk është aq e madhe jo për shkak të ashpërsisë së masave anti-epidemike por për shkak të versionit të ri të koronavirusit.


1079 të infektuar me koronavirusgjatë 24 orëve të fundit

Brena 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 079 raste të reja të koronavirusit nga 8476 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Gati 13% e mostrave janë pozitive. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Sofje - 322, në Burgas - 148 dhe në Plovdiv - 70. 1643 njerëz janë kuruar, 39 njerëz kanë vdekur dhe 4674 pacientë janë në spital - 380 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. Rastet aktive janë 31 402. Dje u vendosën 5 321 doza vaksinash, duke e çuar numrin e të vaksinuarve në gjithsej 209 760. Që nga fillimi i epidemisë Covid-19 246 706 njerëz janë infektuar dhe 10 167 njerëz kanë vdekur.


Kërkuam heqjen e testeve të antigjenit në kufirin me Greqinë

Me rekomandimin e Zëvendës Kryeministrit Ekaterina Zaharieva, Ambasadori ynë në Greqi Valentin Porjazov ka kërkuar një shpjegim urgjent nga Ministria e Jashtme Greke, Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Policia Kombëtare e Kufirit në lidhje me futjen e testeve të shpejta të antigjenit për shoferët e kamionëve në kufirin me Bullgarinë. Diplomati ynë ka kërkuar që institucionet greke të ndalojnë menjëherë praktikën, pasi ajo bie ndesh me rregulloret evropiane. Pala greke ka pranuar vlefshmërinë e argumenteve bullgare dhe është zotuar të kapërcejë problemin.


Nënpresidentja Jotova: Është cinizëm të mos ketë festa në Shipka me rastin e festës sonë kombëtare

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti "cinizëm" anulimin e festimeve në majën Shipka më 3 mars me rastin e festës sonë kombëtare për shkak të epidemisë së koronavirusit. "Nuk mund të mos shkojmë atje në festën tonë kombëtare – ambienti është i hapur dhe njerëzit mund të mbajnë distancën e nevojshme," tha Nënpresidentja për BNT, duke shtuar se në këtë sfond restorantet po hapen. Ilijana Jotova gjithashtu kritikoi planin e vaksinimit. Pse është e nevojshme të krijohen korridore të gjelbra, pyeti ajo. Sipas Nënpresidentes, ka dy pyetje shumë të rëndësishme për vendin tonë - si Bullgaria do t'i përgjigjet ndryshimit të klimës dhe si do të luftojë varfërinë dhe pabarazinë, të cilat janë "krizat fantazma që do të vijnë pas Covid-19".


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Canova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Vendosën moratorium mbi autorizimet e qeverisë

Parlamenti vendosi moratorium mbi marrëveshjet dhe emërimet e qeverisë në dorëheqje deri në fund të mandatit të saj. Të gjitha partitë, përveç GERB, votuan për kufizimin e Këshillit të Ministrave. Ish pshtetarët e caktuan aktin si antikushtetues..

botuar më 21-04-22 12.46.MD

Paratë nga bullgarët jashtë vendit po ulen

Paratë e dërguara në vend nga bullgarët jashtë shënojnë një ulje. Sipas Bankës Kombëtare Bullgare në dy muajt e parë të vitit 2021 transferimet e emigrantëve arritën në vetëm 24.8 milion euro. Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur bota..

botuar më 21-04-22 11.16.PD

Pyetje parlamentare mbi ndërhyrjen e jashtme në shpërthimet në uzinat ushtarake

Dy deputetë nga “Bullgaria Demokratike” pyesin Kryeministrin e dorëhequr nëse ka ndërhyrje të jashtme në shpërthimet në uzinat ushtarake në territorin e Bullgarisë në 10 vitet e fundit. Arsyeja për pyetjen e deputetëve Velizar Shallamanov dhe..

botuar më 21-04-22 9.34.PD