Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumë prodhues të duhanit në Bullgari po kthehen tek "lulja e parajsës"

Foto: БГНЕС

Gjithnjë e më shumë prodhues e braktisin prodhimin e duhanit, që të drejtohenndaj një mënyre tjetër jetese shumë më fitimprurëse –rritja e shafranit. Aq më tepër se çmimi i erëzave luksoze po rritet, meqenëse jo vetëm se e lartëson shijen e çajeve, ëmbëlsirave dhe pijeve, por dhe përdoret në preparate për shërimin e koronavirusit.

Krundet e para të shafranit në Bullgari importohen nga Hasan Tahirov, i cili vendos që të lërë mënjanë jetën e emigrantit në Suedi dhe të kthehet në atdhe. 70 krundet e blera në Turqi ai i shpërndan nëpër fshatrat e qytetit Kërxhali, kurse vet mbjell disa në oborrin e shtëpisë së tij në Rodopet. Sot kjo mënyrë jetese është mjaft e shpërndarë dhe vetëm njerëzit, të bashkuar në një sindikatë profesionale, kujdesen për mbi 10 mijë akra me shafran.


“Në shoqatën tonë anëtarësojnë mbi 8 mijë prodhues, por jashtë saj ka mbase akoma disa mijë - thotë përpara Radio Bllagoevgradit Hasan Tahirov, kryetar i Shoqatës Kombëtare Bullgare të Prodhuesve të Shafranit. Kjo kulturë është e përhapur në rajonet e qyteteve Kërxhali, Haskovo, Bllagoevgrad, në qytetin Bansko po kështu shumë njerëz kultivojnë shafranin. Gjithnjë e më shumë prodhues të duhanit riorientohen, duke parë se të ardhurat nga erëza janë mjaft më të shumta.Thjesht kur ndonjë në fshat fillon të merret me shafran, dhe të tjerët kapen pas këtij biznesi. Gjatë këtij viti çmimi i kësaj kulture pritet që të rritet me 20-30%. Një gram mbase do të tregtohet midis 13 dhe 15 leva dhe përkatësisht 1 kilogram - për 13-15 mijë leva.”

Rritja e shafranit ka prioritete të shumta, pohon prodhuesi. Një prej tyre është rikthyeshmëria e investimeve: “Investon gjatë muajit shtator, kurse gjatë nëntorit i merr investimet plus fitimin. Dhe kjo zgjat shtatë-tetë vjet”, pohon Hasan Tahirov. Është e mjaftueshme vetëm të gërmosh tokën dhe të këpusësh bimën sepse të nesërmen fusha është përsëri në lulëzim e sipër.

Sipas prodhuesve prodhim i shafranit mund të ushqejë një familje të tërë. Paratë nga një dynym barazohen me të ardhurat prej 300 dynymësh grurë ose 70 dynymë vresht, pohon Hasan Tahirov. Kështu një familje e cila rrit 4-5 dynymë duhan dhe nxjerr nga 9-10 mijë leva, mund të fitojë të njëjtat para prej një dynymi të shafranit.

Aktualisht kërkimi i kësaj bime është mjaft i madh, çmimet e saj rriten dhe bullgarët, të cilët janë mes prodhuesve më të mëdhenj, mund të përfitojnë nga kushtet e favorshme në tregun botëror.

“Mund të them se po avancojmë akoma dhe jemi midis vendit të tretë dhe të katërt – shtoi Hasan Tahirov. Por, për nga cilësia jemi në radhët e para, sepse kemi një natyrë të pandotur, një ajër të pastër dhe tokë të begatshme me shumë lëndë biologjike. Shafrani zhvillohet në mënyrë ideale në çdo lloje tokash dhe lartësia nuk ka ndonjë rëndësi. Por, sikurse ngjan rajonet malore për të janë më të mirët.”

Shumë njerëz të rinj dhe të arsimuar nga qytetet e mëdha gjithnjë e më shpesh kthehen në pronat e tyre të trashëguara në fshat, që t’i përkushtohen “lules së parajsës”, siç e quajnë shafranin. Mbase do të mundin në ndonjë ditë jo shumë të largët të kthehen drejt jetës në fshat, të cilat po zhduken me frymëmarrjen e fundit të njerëzve të pakët të mbetur në to.

Autore: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Biljana Sllavçeva-BNR-Bllagoevgrad/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD