Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 360

Foto: BGNES

Po flitet për “modelin bullgar” të përballimit të pandemisë

Kriza ka treguar se nuk ka asnjë vend që mund ta kapërcejë pandeminë më vete. Bota po flet për “modelin bullgar”, për ekuilibrin që gjetëm që të mbrojmë jetën e njerëzve pa e mbyllur ekonominë, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Jashtme Ekaterina Zaharieva për BNT. "Plani i rimëkëmbjes së BE hap mundësi të papara për shtetet anëtare për të modernizuar ekonomitë e tyre. Për ne, kjo do të çojë në një rritje ekonomike vjetore prej 3.5% ", tha Zaharieva. Lidhur me Maqedoninë e Veriut, Ministrja kujtoi se Bullgaria ka një politikë të qëndrueshme dhe shkaku për mungesën e përparimit të Shkupit në rrugën për në BE është mos-përmbushja e marrëveshjes bilaterale nga viti 2017.


Operatorët turistikë duan ndihmë shtetërore, por industria është e ndarë

Përfaqësues të industrisë së turizmit nga shoqata "E ardhmja për Turizmin" protestuan para Këshillit të Ministrave. Ata po insistojnë për ndihmë shtetërore për shkak të pandemisë, duan një ulje të TVSH-së për turizmin në 5% në 2 vitet e ardhshme dhe një zgjatje të afatit për rimbursimin e shumave të parapaguara për udhëtimet e anuluara jashtë vendit, i cili skadon më 13 mars. Kërkohet që të krijohet një fond i garancive shtetërore prej 35 milion eurosh për të mbuluar paratë për klientët e tyre. Shoqata e Operatorëve Turistikë Bullgarë dhe Agjentëve Turistikë deklaroi para programit Horizont të BNR se nuk e mbështesnin protestën. Ata besojnë se kjo do të krijojë pabarazi në sektor në lidhje me ndihmën shtetërore.


Rritje e shpejtë e rasteve të reja të Covid-19 

2588 janë rastet e reja të koronavirusit për 24 orët e fundit në Bullgari, që është numri më i lartë që nga fillimi i vitit. Rastet e reja përbëjnë 16% të të gjitha 16 179 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Me to numri i rasteve të konfirmuara në vend që nga fillimi i pandemisë iu afrua një çerek milioni ose 249 626 të sëmurë. Shumica e të infektuarve të rinj janë në Sofje - 645, pasuar nga rrethi Burgas me 274 raste dhe rrethi i Plovdivit me 194. 4777 pacientë u shtruan në spital. 414 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 117 vdiqën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit. 1085 pacientë u kuruan.


Më shumë pacientë me Covid-19 ka në Sofje, Plovdiv dhe Burgas

Shumica e pacientëve me Covid-19 janë shtruar në spitalet në Sofje - 1153, në Plovdiv - 447 dhe në Burgas - 428, sipas të dhënave të publikuara sot nga Arka Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore, njoftoi BTA.Informacioni është që nga 28 shkurti.Më pak të shtruar në spital për trajtimin e Covid-19 ka në Vidin – 1 dhe në Tërgovishte - 13, tregon raporti.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Darina Grigorova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD