Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 361

Foto: Georgi Cvetkov

Shqyrtohen rregullat për hyrjen e turistëve në Bullgari në kushtet e pandemisë

Kryeministri Bojko Borisov i ka dhënë urdhër Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov për të filluar shqyrtimin e rregullave dhe masave për hyrjen e turistëve të huaj në Bullgari në kushtet e pandemisë. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e sotme të Kryeministrit me Shtabin Operativ Kombëtar. "Ne duhet ta bëjmë të qartë për industrinë tonë të turizmit se si do t’i presim turistët - me PCR, pa PCR, me një test antigjeni, me një pasaportë të gjelbër ose siç ju duket e përshtatshme. Por duhet të përcaktohet qartë në mënyrë që të mos e dështojmë sezonin e ri turistik ", ishte kategorik Kryeministri Borisov.


2403 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në 24 orët e fundit

2403 raste të reja të koronavirusit janë zbuluar në Bullgari në 24 orët e fundit, pas 14 563 testeve të kryera, ose 16.5% e mostrave janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 737, Plovdiv - 187 dhe Pleven - 129. Dje kanë vdekur 83 veta me koronavirus dhe bashkë me ta numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 10 391 veta.Rastet aktive janë 33.227. 5009 persona u shtruan në spital, nga të cilët 423 në njësinë e kujdesit intensiv. Për 24 orët e fundit u vaksinuan 20 233 njerëz. Që nga fillimi i programit të imunizimit me një dozë të dytë janë vaksinuar 41 525 persona.


Spitalet po përballen me rritjen e numrit të të shtruarve në spital me Covid-19

Nuk ka presion mbi spitale. Sistemi është i përgatitur për rritjen e rasteve për shkak të versionit britanik të Covid-19. Kjo u raportua në një takim pune me Kryeministrin Bojko Borisov pasi më shumë se 2 000 raste të reja të koronavirusit u raportuan për të dytën ditë me radhë dhe për herë të parë këtë vit gjatë 24 orëve të fundit numri i njerëzve të shtruar në spital me infeksionin e koronavirusit kaloi 5000. Shtretërit spitalorë sipas bazës kombëtare aktualisht janë duke u rritur për të përgatitur sistemin. Doza të reja të vaksinës priten në Bullgari jo më herët se 8 ose 9 marsi.


Covid-19 u bë shkak për pezullimin e pjesëmarrjes së Maria Micovës në turneun e badmintonit në Bazel

Lojtarja bullgare e badmintonit Maria Micova është pezulluar nga pjesëmarrja në turneun e madh në Bazel, Zvicër, me një fond çmimi prej 130 mijë dollarësh. Arsyeja është se ajo ka qenë në kontakt me një anëtar të ekipit bullgar, i cili doli pozitiv për koronavirus, njoftoi Federata Botërore e Badmintonit (BWF), cituar nga BNR - "Horizont". Micova është në karantinë në hotelin zyrtar të turneut. Bullgaria do të përfaqësohet në turne nga Gabriella dhe Stefani Stoevi dhe nga Linda Zetchiri.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dënoi sulmin e 14 prillit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për përmbajtje

Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 14 prill 2024. Gergana Karaxhova, Drejtore e Përgjithshme në “Çështjet Politike”..

botuar më 24-04-18 9.11.PD

Sot festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve

Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në Bullgari, nisja e lëvizjes së organizuar të radio amatorëve u hodh në vitin 1926, kur u mblodhën 38..

botuar më 24-04-18 8.25.PD

Plantacioni i parë i fëstëkut të Damaskut u shfaq në Bullgari

Për herë të parë në Bullgari afër Sandanskit (Bullgaria Jugperëndimore) mbollën një plantacion me 22 hektarë fëstëkë të Damaskut. Investimi i përket një biznesmeni nga Sofja, njoftoi BNT. Korrja e parë pritet në 2-3 vjet. Njerëzit në rajonin..

botuar më 24-04-18 6.20.PD