Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

140 vjet nga lindja e Todor Aleksandrov

Foto: архив

Më 4 mars mbushen 140 vjet nga lindja e vojvodës Todor Aleksandrov. Revolucionari i lindur në Shtip konsiderohet figura e dytë më me ndikim në luftën maqedonase pas Goce Dellçevit.

Që kur ishte nxënës 16-vjeçar në Shkup ai u përfshi në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë (VMORO). Pas Kryengritjes së Ilindenit ai u hodh në një burg osman. Si vojvodë çetnik që nga viti 1911, Todor Aleksandrov u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Organizatës. Gjatë Luftës së Parë Botërore revolucionari udhëhoqi inteligjencën ushtarake bullgare në frontin e Selanikut. Pas vitit 1918  ishte një figurë e shquar në emigracionin maqedonas në Bullgari. Drejtonte të gjitha paraqitjet e saj të ligjshme dhe të paligjshme. Ai u vra tragjikisht në vitin 1925 në Pirin, pas nënshkrimit të Manifestit të Majit në Vjenë, për bashkëpunimin e VMRO me Kominternin. Motoja e tij ka qenë gjithmonë – “Gjithçka për Maqedoninë”.