Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

140 vjet nga lindja e Todor Aleksandrov

Foto: архив

Më 4 mars mbushen 140 vjet nga lindja e vojvodës Todor Aleksandrov. Revolucionari i lindur në Shtip konsiderohet figura e dytë më me ndikim në luftën maqedonase pas Goce Dellçevit.

Që kur ishte nxënës 16-vjeçar në Shkup ai u përfshi në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë (VMORO). Pas Kryengritjes së Ilindenit ai u hodh në një burg osman. Si vojvodë çetnik që nga viti 1911, Todor Aleksandrov u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Organizatës. Gjatë Luftës së Parë Botërore revolucionari udhëhoqi inteligjencën ushtarake bullgare në frontin e Selanikut. Pas vitit 1918  ishte një figurë e shquar në emigracionin maqedonas në Bullgari. Drejtonte të gjitha paraqitjet e saj të ligjshme dhe të paligjshme. Ai u vra tragjikisht në vitin 1925 në Pirin, pas nënshkrimit të Manifestit të Majit në Vjenë, për bashkëpunimin e VMRO me Kominternin. Motoja e tij ka qenë gjithmonë – “Gjithçka për Maqedoninë”.


Më shumë nga rubrika

Seksioni zgjedhor, vitet 20 të shekullit XX

Bullgarët votojnë jo që dje - pjesa e dytë

Pas çlirimit të vendit (1878) akoma në kushtetutën e parë bullgare-të Tërnovos, përcaktohen normat moderne dhe demokratike të votimit të përgjithshëm universal, ku deri në periudhën e Luftës së Parë Botërore deputetët  janë të zgjedhur me shumicë. Me..

botuar më 21-04-01 7.05.PD

Bullgarët nuk votojnë që nga dje – pjesa e parë

Më 4 prill do të zhvillohen zgjedhje për Legjislaturën 45-të të Kuvendit Popullor. Këto do të jenë zgjedhjet e dhjeta për kuvendin e zakonshëm popullor pas fillimit të ndryshimeve demokratike në Bullgari. Pavarësisht se zhvillimi demokratik i..

botuar më 21-03-29 2.35.MD
Monumenti i Epopesë së Edrenesë në Sofje

Më 26 mars shënojmë Ditën e Trakisë

Në kalendarin kulturor dhe historik bullgar, 26 marsi shënohet si Dita e Trakisë. Që nga viti 1914 këtë ditë respektohej kujtimi i ushtarëve që ranë afër Edrenesë në fushat e Trakisë. Respektohet edhe tragjedia e mijëra bashkatdhetarëve -..

rinovuar më 21-03-26 6.34.MD