Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

140 vjet nga lindja e Todor Aleksandrov

Foto: архив

Më 4 mars mbushen 140 vjet nga lindja e vojvodës Todor Aleksandrov. Revolucionari i lindur në Shtip konsiderohet figura e dytë më me ndikim në luftën maqedonase pas Goce Dellçevit.

Që kur ishte nxënës 16-vjeçar në Shkup ai u përfshi në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë (VMORO). Pas Kryengritjes së Ilindenit ai u hodh në një burg osman. Si vojvodë çetnik që nga viti 1911, Todor Aleksandrov u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Organizatës. Gjatë Luftës së Parë Botërore revolucionari udhëhoqi inteligjencën ushtarake bullgare në frontin e Selanikut. Pas vitit 1918  ishte një figurë e shquar në emigracionin maqedonas në Bullgari. Drejtonte të gjitha paraqitjet e saj të ligjshme dhe të paligjshme. Ai u vra tragjikisht në vitin 1925 në Pirin, pas nënshkrimit të Manifestit të Majit në Vjenë, për bashkëpunimin e VMRO me Kominternin. Motoja e tij ka qenë gjithmonë – “Gjithçka për Maqedoninë”.


Më shumë nga rubrika

Rikrijimi i momenteve më të rëndësishme të Kryengritjes së Prillit në Klisura

Kryengritja e Prillit është një mesazh për të ardhmen

Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura..

botuar më 21-05-01 3.37.MD
Ati Vasilij Sarjan

E premtja e Madhe – një ditë për bilanc dhe pranimin e dashurisë së pakushtëzuar

“Fali ata, Zot, sepse nuk dinë se çfarë janë duke bërë!”- me këto fjalë Jezu Krishti u jep falje torturuesve të vet, duke shëlbuar mëkatet e njerëzimit me Kryqëzimin e Tij. Në vend të mallkimit, ai drejton një lutje të sinqertë për falje dhe jep..

botuar më 21-04-30 6.05.PD
Darka e Fundit nga Mërkviçka

E Enjtja e Madhe, dita e katërt e Javës së Madhe

Sot është E Enjtja e Madhe, dita e katërt e Javës së Madhe. Kjo ditë lidhet me Darkën e Fundit në të cilën u vendos fshehtësia e Kungimit të Shenjtë. Përderisa apostujt po hanin Krishti e mori bukën, e bekoi, e theu, ua shpërndau dishepujve të Tij..

botuar më 21-04-29 7.30.PD