Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

140 vjet nga lindja e Todor Aleksandrov

Foto: архив

Më 4 mars mbushen 140 vjet nga lindja e vojvodës Todor Aleksandrov. Revolucionari i lindur në Shtip konsiderohet figura e dytë më me ndikim në luftën maqedonase pas Goce Dellçevit.

Që kur ishte nxënës 16-vjeçar në Shkup ai u përfshi në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë (VMORO). Pas Kryengritjes së Ilindenit ai u hodh në një burg osman. Si vojvodë çetnik që nga viti 1911, Todor Aleksandrov u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Organizatës. Gjatë Luftës së Parë Botërore revolucionari udhëhoqi inteligjencën ushtarake bullgare në frontin e Selanikut. Pas vitit 1918  ishte një figurë e shquar në emigracionin maqedonas në Bullgari. Drejtonte të gjitha paraqitjet e saj të ligjshme dhe të paligjshme. Ai u vra tragjikisht në vitin 1925 në Pirin, pas nënshkrimit të Manifestit të Majit në Vjenë, për bashkëpunimin e VMRO me Kominternin. Motoja e tij ka qenë gjithmonë – “Gjithçka për Maqedoninë”.


Më shumë nga rubrika

Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij

Sot nderojmë Shenjtorët Apostuj Kirill dhe Metodij

Më 11 maj Kisha Ortodoke Bullgare shënon Ditën e Apostujve të Shenjtë Arsimtarët Kirill dhe Metodij , krijuesit dhe përhapësit e alfabetit sllav – gllagolica. Njohje për veprimtarinë apostolike dhe kulturore të cilën dy arsimtarët realizojnë në..

botuar më 21-05-11 7.45.PD
Patriku Neofit

Më 10 maj 1953 u rimëkëmb Patrikana Bullgare

Më 10 maj shënohet 68 vjetori i rimëkëmbjes së Patrikanës Bullgare. Në përshëndetjen e tij për përvjetorin Patriarku Neofit tha: "Ne e kaluam si martirë periudhën e regjimit ateist, nën udhëheqjen e mençur dhe të durueshme të Atit dhe paraardhësit..

botuar më 21-05-10 12.48.MD

E Diela e Thomait është sot

Dita e fundit e Javës së Ndritshme pas Ringjalljes së Krishtit njihet si E Diela e Thomait. Kjo është dita në të cilën respektohet kujtesa e Apostullit Thomai – njeri prej 12 dishepujve të zgjedhur nga Krishti. Kjo ditë lidhet me një nga episodet..

botuar më 21-05-09 7.15.PD