Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

140 vjet nga lindja e Todor Aleksandrov

Foto: архив

Më 4 mars mbushen 140 vjet nga lindja e vojvodës Todor Aleksandrov. Revolucionari i lindur në Shtip konsiderohet figura e dytë më me ndikim në luftën maqedonase pas Goce Dellçevit.

Që kur ishte nxënës 16-vjeçar në Shkup ai u përfshi në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë (VMORO). Pas Kryengritjes së Ilindenit ai u hodh në një burg osman. Si vojvodë çetnik që nga viti 1911, Todor Aleksandrov u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Organizatës. Gjatë Luftës së Parë Botërore revolucionari udhëhoqi inteligjencën ushtarake bullgare në frontin e Selanikut. Pas vitit 1918  ishte një figurë e shquar në emigracionin maqedonas në Bullgari. Drejtonte të gjitha paraqitjet e saj të ligjshme dhe të paligjshme. Ai u vra tragjikisht në vitin 1925 në Pirin, pas nënshkrimit të Manifestit të Majit në Vjenë, për bashkëpunimin e VMRO me Kominternin. Motoja e tij ka qenë gjithmonë – “Gjithçka për Maqedoninë”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë ruan dashurinë dhe mirëkuptimin në shtëpi

Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull është një nga dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera që kremtohet nga Kisha Ortodokse dhe Katolike më 21 Nëntor. Kisha Ortodokse Bullgare e feston veçanërisht solemne si Ditën e Familjes dhe Rinisë së Krishterë,..

botuar më 23-11-21 5.45.PD

Shën Minai ndihmon në ndërtimin e tempullit "Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit"

Sot, më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare kremton festën e Shën Dëshmorit të Madh Minai, një nga shenjtorët më të dashur në vendin tonë. Ai njihet në popullin tonë si mbrojtës i shpejtë i të vuajturve, të sëmurëve, jetimëve dhe mbrojtës i..

botuar më 23-11-11 6.15.PD

Po festojmë 125 vjetorin e shenjtërimit të Kishës së Hekurt “Shën Stefani” në Stamboll

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel vizitoi Kishën e Hekurt bullgare “Shën Stefani” në Stamboll, së bashku me ministrin e kulturës Krëstju Krëstev. Në vitin 2023 shënohet 125 vjetori i shenjtërimit të tempullit...

botuar më 23-11-09 11.44.PD