Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spitalet po pezullojnë pranimet e planifikuara për shkak të valës së tretë të pandemisë

Prof. Boris Bogov
Foto: BTA

Nga 8 marsi, pranimi i planifikuar dhe operacionet e planifikuara në të gjitha spitalet në zonat e kuqe në vend do të pezullohen. Kryeqyteti Sofja është gjithashtu mes tyre, tha para BNT drejtori i Spitalit “Aleusandrovska”, Prof. Boris Bogov. Udhëzimi u mor nga Shtabi Operativ dhe pritet urdhri zyrtar. Qëllimi i masës është lirimi i shtretërve për pacientë me koronavirus

“Ka mjaft mjekë. Spitalet janë të përgatitura, kolegët dinë më shumë, ne nuk kemi deficite të asgjë, por për këtë periudhë nga nëntori deri më sot nuk kemi kuadro të reja. Thirrja për të gjithë është të respektojnë masat, vala e tretë e infeksionit po përhapet dhe javët në vijim do të rritet numri i të infektuarve”, paralajmëroi Bogov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Deputetët shkarkuan Rosen Zheljazkov nga posti i Kryetarit të Kuvendit Popullor

Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..

botuar më 24-04-25 12.09.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov uroi PP-DB për koalicionin e tyre të ri me BSP dhe "Vëzrazhdane"

““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)  janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..

botuar më 24-04-25 11.43.PD
Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD