Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monumenti i Lirisë – simboli i cili bashkon të gjithë bullgarët

Foto: BGNES

Shipka ose Monumenti i Lirisë - një nga monumentet më emblematike bullgare, i cili është kthyer në simbol të pavarësisë dhe të identitetit tonë kombëtar, me krenari ngrihet në 1326 metra në zemër të malit Stara Pllanina.

Në fillim të muajit gusht 1877 këtu zhvillohen beteja dramatike për ecurinë e Luftës Ruso-Turke. Pikërisht mbrojtja e Qafës së Shikës i jep kthesë luftës  dhe i sjellë popullit bullgar lirinë kaq të përvuajtur pas një zgjedhe osmane 5 shekullore. Vite pas Çlirimit, në këtë vend të shenjtë për bullgarët, me një ceremoni festive është inauguruar Monumenti i Lirisë.

Sot, mbase nuk ka bullgar, i cili të mos ketë ngjitur 890 shkallët e tij të paktën njëherë në jetë. Çdo vit më 3 Mars, Dita e Çlirimit të Bullgarisë, përpara monumentit zhvillohet një miting solemn me rastin e festës kombëtare. Dhe pavarësisht se sivjet, për shkak të shpërndarjes së koronavirusit, për herë të parë ceremonia e përkujtimit u anulua, mijëra bullgarë nga e gjithë Bullgaria, të  zbukuruar me flamurin trengjyrësh, kurse disa madje të veshur në petka popullore, u mblodhën përpara monumentit, për të nderuar ata që vdiqën për lirinë e atdheut.  

Akoma për monumentin dhe për emblemën tjetër të vendosur këtu pranë, në kohën e Bullgarisë socialiste, mund të lexoni në materialin “Majat Shipka dhe Buzlluxha të cilat pa tjetër duhet të vizitohen” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.  

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD

Festojmë Rrethprerjen e Zotit Jizu Krisht dhe Shën Vasilit të Madh

Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së..

botuar më 24-01-01 10.54.PD