Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënde për historinë bullgare do të ketë në 7 shkolla moldaviane

Bashkatdhetarët tanë në Moldavi realizojnë ëndrra të veta me ndihmën e bashkëmendimtarëve në vendin tonë

Foto: svetlina.online

Dashuria, patriotizmi dhe krenaria për të përcaktuar veten si bullgarë janë karakteristike për bashkatdhetarët tanë në të gjithë botën. Është tepër prekëse kur dëgjosh sesi u dridhet zëri i tyre kur flasin për Nënën Bullgari. Me një ngazëllim të pafshehur bashkatdhetarët tanë që jetojnë në territorin e Republikës së Moldavisë thithin dhe shqiptojnë çdo fjalë për vendin tonë.

Bashkatdhetarët tanë në rajonin Taraklija, ku banon një popullsi kompakte bullgare, janë jashtëzakonisht të bashkuar dhe ruajnë me zell çdo kujtim, traditë, dhuratë nga Bullgaria. Pikërisht me ruajtjen e traditave dhe kujtesën historike për atdheun e tyre paraardhës lidhet projekti për krijimin e 7 këndeve të historisë, kulturës dhe letërsisë bullgare në 7 shkolla në Moldavi. Ai realizohet nga Fondacioni Moldavian “Shpirti Bullgar” dhe Asociacioni Bullgar “Prek ylberin”.

“Projekti që ne aktualisht po zbatojmë po ndodh falë Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Moldavi dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Denisllava Angellova, kryetare e Këshillit Drejtues të Asociacionit. - Për iniciativën morëm mbështetjen e  shumë muzeve, bashkive, institucioneve shtetërore, personave private të cilët mbajnë bullgaren në vetvete. Ne arritëm të krijojmë një kopje të “Historisë Sllavo-bullgare”, të Thesarit nga Panagjurishte, shumë prej muzeve na siguruan kopje të fotografive të revolucionarëve të njohur.”

Me ndihmën e ekspertëve të muzeve në Batak, Smoljan, Kazanllëk, Karllovo, Panagjurishte dhe Vraca u shkruan edhe tekste të cilat zbulojnë veprat më të rëndësishme të heronjve të prezantuar, në mënyrë që nxënësit të provokohen për të mësuar më shumë për ta.

Përveç materialeve historike në ato kënde do të prezantohen edhe 7 veshje popullore nga krahina të ndryshme etnografike të  Bullgarisë, bashkë me uniforma të gardës dhe të vullnetarëve bullgarë në Luftën Ruso-Turke nga vitet 1877-1878 që ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Ndër dhuratat ka edhe shumë libra me tematikë historike dhe vepra të krijuesve të dalluar bullgarë.

Me ndihmën e fondacionit moldavian, Denisllava dhe ekipi i saj realizojnë edhe ëndrrën e nxënësve të disa shkollave lidhur me sportin. Falë klubeve profesionale futbollistike bullgare, 6 shkolla në Moldavi formojnë ekipe të tyre.

Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë iu përgjigj lutjes së banorëve të qytetit Tvardica, rajoni i Taraklisë, të cilët dëshirojnë që në qytet të ngrihet një monument i viktimave të Luftës së Parë Botërore.

“Dëshira erdhi prej tyre me një letër të veçantë - thotë Denisllava Angellova. - Së bashku me ta bëmë projektin e monumentit. Ai u krijua nga arkitektja e re me rrënjë bullgare Alina Pasllar.”

Është i frytshëm bashkëpunimi i asociacionit bullgar me Universitetin Shtetëror të Tarakalisë “Grigorij Cambllak”. Udhëheqja e tij ndihmon organizimin e olimpiadës vjetore të gjuhës bullgare. Vendi i parë në të u jep mundësinë nxënësve në klasën e dymbëdhjetë të vazhdojnë arsimin e tyre në një universitet bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Fondacioni Moldavian “Shpirti Bullgar”, svetlina.online, catchtherainbow.eu, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për  qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..

botuar më 24-04-13 4.00.MD

Kopshti Botanik në Sofje na fton në "Takime Pranverore me bimët"

Më 13 prill, kur Bullgaria feston për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Vlerësimit të Bimëve, Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje hap dyert për edicionin e 23-të të "Takime pranverore me bimët", informojnë organizatorët...

botuar më 24-04-13 8.10.PD