Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e të Vdekurve

Foto: BGNES

Ditën përpara Të Lidhurit e Mishit bullgarët ortodoksë nderojnë të vdekurit të tyre të dashur. Kjo është një nga ditët e veçanta që kisha ka caktuar për të kujtuar shpirtrat e të gjithë të vdekurve. Ato ditë gjithmon bien ditën e shtune duke ndjekur shembullin e Krishtit, i cili ishte me trupin e Tij në varr atë ditë. Shërbesat e adhurimit në tempuj janë funerale dhe pas tyre mbahen shërbime të përgjithshme përkujtimore me tavolina, në të cilat vendosen, përveç bukës së detyrueshme, verës dhe grurit, pjatat e preferuara të të ndjerit. Pastaj priftërinjtë temjanosin ushqim, si një shprehje e lutjes së pastër për shpëtimin e shpirtit dhe shqiptojnë emrat e të vdekurve të regjistruar para shërbimit. Pas lutjes, të pranishmit i shpërndanë ushqimin njëri-tjetrit me fjalët “Zoti fal”.

Jashtë tempullit, njerëzit gjithashtu u japin të afërmve dhe të njohurve bukë dhe grurë, një simbol i pavdekësisë, si dhe ëmbëlsira të vogla për ta bërë të lehtë jetën e përtejme të të ndjerit. Ky ushqim quhet ndryshe edhe lëmoshë.

Në këtë ditë, të afërmit e të ndjerit vizitojnë varret e tyre, i pastrojnë ato dhe mbjellin lule që kujtojnë virtytet e të ndjerit. Pastaj mbi varrin ata derdhin verën e kuqe, një simbol i gjakut të Krishtit dhe ndezin një qiri kishe, në shenjë respekti dhe besimi në pavdekësinë e shpirtit.


Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Durankullak ka përmbledhur një kulturë 7 mijëvjeçare evropiane

Arkitektura më e hershme e gurit në Evropën kontinentale, nekropoli më i madh prehistorik në botë, floriri më i vjetër i përpunuar në botë, disa nga gjurmët më të lashta të shkrimit njerëzor....Tingëllon në mënyrë të pabesueshme, por këto dëshmi për..

botuar më 21-05-26 7.15.PD

Shpata e Rakovskit është eksponat i muajit në Muzeun Historik të Plovdivit

Shpata origjinale e revolucionarit Georgi Stojkov Rakovski , pronë e Muzeut Historik në qytetin Ruse, është eksponat i muajit në Muzeun Historik të Plovdivit. Arma është një nga aksentët e ekspozitës kushtuar përvjetorit të 200 të lindjes së..

botuar më 21-05-23 8.15.PD

Shtëpia-muze e Aleko Konstantinovit kremton përvjetorin e 95-të

Vjetori shënohet me një ekspozitë në qytetin danubian Svishtov i cili është vendlindja e shkrimtarit Aleko Konstantinov me pseudonim Fatlumi. Ai është një nga shkrimtarët dhe aktivistë shoqëror më të rëndësishëm dhe të respektuar bullgar. Është..

botuar më 21-05-22 7.05.PD