Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e të Vdekurve

Foto: BGNES

Ditën përpara Të Lidhurit e Mishit bullgarët ortodoksë nderojnë të vdekurit të tyre të dashur. Kjo është një nga ditët e veçanta që kisha ka caktuar për të kujtuar shpirtrat e të gjithë të vdekurve. Ato ditë gjithmon bien ditën e shtune duke ndjekur shembullin e Krishtit, i cili ishte me trupin e Tij në varr atë ditë. Shërbesat e adhurimit në tempuj janë funerale dhe pas tyre mbahen shërbime të përgjithshme përkujtimore me tavolina, në të cilat vendosen, përveç bukës së detyrueshme, verës dhe grurit, pjatat e preferuara të të ndjerit. Pastaj priftërinjtë temjanosin ushqim, si një shprehje e lutjes së pastër për shpëtimin e shpirtit dhe shqiptojnë emrat e të vdekurve të regjistruar para shërbimit. Pas lutjes, të pranishmit i shpërndanë ushqimin njëri-tjetrit me fjalët “Zoti fal”.

Jashtë tempullit, njerëzit gjithashtu u japin të afërmve dhe të njohurve bukë dhe grurë, një simbol i pavdekësisë, si dhe ëmbëlsira të vogla për ta bërë të lehtë jetën e përtejme të të ndjerit. Ky ushqim quhet ndryshe edhe lëmoshë.

Në këtë ditë, të afërmit e të ndjerit vizitojnë varret e tyre, i pastrojnë ato dhe mbjellin lule që kujtojnë virtytet e të ndjerit. Pastaj mbi varrin ata derdhin verën e kuqe, një simbol i gjakut të Krishtit dhe ndezin një qiri kishe, në shenjë respekti dhe besimi në pavdekësinë e shpirtit.


Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Një monedhë e prerë për nder të kurorëzimit të perandorisë bizantine Aelia Eudocia

Thesari i artë i Marcianopolit tregon histori

Duke udhëtuar për në bregdetin verior të Detit të Zi ka pak të ngjarë që të dilni nga autostrada për të parë gjurmët e një prej qyteteve më të mëdha të themeluara në kohën romake në këtë pjesë të Ballkanit. Bëhet fjalë për Marcianopolisin antik,..

botuar më 21-05-13 8.15.PD
Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij

Sot nderojmë Shenjtorët Apostuj Kirill dhe Metodij

Më 11 maj Kisha Ortodoke Bullgare shënon Ditën e Apostujve të Shenjtë Arsimtarët Kirill dhe Metodij , krijuesit dhe përhapësit e alfabetit sllav – gllagolica. Njohje për veprimtarinë apostolike dhe kulturore të cilën dy arsimtarët realizojnë në..

botuar më 21-05-11 7.45.PD
Patriku Neofit

Më 10 maj 1953 u rimëkëmb Patrikana Bullgare

Më 10 maj shënohet 68 vjetori i rimëkëmbjes së Patrikanës Bullgare. Në përshëndetjen e tij për përvjetorin Patriarku Neofit tha: "Ne e kaluam si martirë periudhën e regjimit ateist, nën udhëheqjen e mençur dhe të durueshme të Atit dhe paraardhësit..

botuar më 21-05-10 12.48.MD