Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë në Bullgari janë me paga më të ulëta

Foto: arkiv

Gratë në Bullgari marrin mesatarisht 14 për qind paga më të ulëta se burrat. Kjo e rendit vendin tonë në “mjedisin e artë” në këtë tregues, midis vendeve anëtare të BE – tha para BNR Ivajllo Dinev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Diferenca e pagave do të shkrihet vetëm në shekullin e ardhshëm, për shkak të ritmit të ngadaltë me të cilin po rriten – 3 për qind për 10 vitet e fundit. Pagesa e pabarabartë gjithashtu çon në ndryshime në pensione, gjë që i vë gratë në rrezik më të madh të varfërimit. Sipas statistikës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, 59 për qind e grave në pension rrezikojnë të bien në varfëri, ndërsa për burrat kjo shifër është 43 për qind.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 426

Korridoret e gjelbra të imunizimit mbeten edhe pas 9 majit Më shumë se 270 000 vaksina të reja kundër koronavirusit do të mbërrijnë më 10 maj, në mënyrë që korridoret e gjelbra të vaksinimit të vazhdojnë të punojnë, dha urdhër Kryeministri Bojko..

botuar më 21-05-07 5.41.MD

Covid-19 pengoi orarin e përgjithshëm të imunizimit

Në betejën me Covid-19 Evropa pothuajse ka harruar se ka epidemi të tjera kundër të cilave ka vaksina. Ky është përfundimi i arritur gjatë Javës Evropiane të Imunizimit (26 Prill - 2 Maj). Të dhënat tregojnë se në disa vende të BE-së dhe në vende..

botuar më 21-05-07 5.35.MD

Nuk do të importojmë Sputnik V, vendosi Parlamenti

Deputetët refuzuan projektvendimin për furnizimin e vaksinës ruse "Sputnik V" kundër koronavirusit. Propozimi u paraqit nga “BSP për Bullgarinë” pasi nuk arriti të mbledhë votat e nevojshme në parlamentin e mëparshëm. Qeveria e dorëhequr ka..

botuar më 21-05-07 5.05.MD