Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë në Bullgari janë me paga më të ulëta

Foto: arkiv

Gratë në Bullgari marrin mesatarisht 14 për qind paga më të ulëta se burrat. Kjo e rendit vendin tonë në “mjedisin e artë” në këtë tregues, midis vendeve anëtare të BE – tha para BNR Ivajllo Dinev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Diferenca e pagave do të shkrihet vetëm në shekullin e ardhshëm, për shkak të ritmit të ngadaltë me të cilin po rriten – 3 për qind për 10 vitet e fundit. Pagesa e pabarabartë gjithashtu çon në ndryshime në pensione, gjë që i vë gratë në rrezik më të madh të varfërimit. Sipas statistikës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, 59 për qind e grave në pension rrezikojnë të bien në varfëri, ndërsa për burrat kjo shifër është 43 për qind.


Më shumë nga rubrika

Presdenti Rumen Radev

Presidenti ripohoi se do të ketë zgjedhje të parakohshme më 11 korrik

Të gjithë 15 kandidatët për përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përgjigjen kërkesave ligjore, deklaroi Presidenti Rumen Radev pas dëgjimit të tyre publik. Ai u bëri thirrje që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e..

botuar më 21-05-07 4.55.MD
Bojko Borisov

Korridoret e gjelbra të imunizimit mbeten edhe pas 9 majit

Më shumë se 270 000 vaksina të reja kundër koronavirusit do të mbërrijnë më 10 maj, në mënyrë që korridoret e gjelbra të vaksinimit të vazhdojnë të punojnë, dha urdhër Kryeministri Bojko Borisov. Gjatë një takimi pune me Ministrin e Shëndetësisë,..

botuar më 21-05-07 2.27.MD
Kamelija Nejkova

“Ka një popull të tillë” është në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Kamelija Nejkova është kryetarja e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njoftoi Presidenti Rumen Radev pas konsultimeve me forcat parlamentare. Nejkova u emërua nga partia "Ka një popull i tillë" (ITN) dhe zëvendëson Krasimir Cipov, kandidatura e..

botuar më 21-05-07 10.37.PD