Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 364

Foto: pixabay

Kulmi i pandemisë në Bullgari do të vazhdojë edhe 2-3 javë të tjera

Ky është kulmi i fundit i epidemisë me Covid -19 në Bullgari, i cili pritet të vazhdojë për 2-3 javë të tjera. Këtë e komentoi për BNT Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Doc. Angell Kunçev. Sipas tij, në pranverë dhe verë do të kemi një periudhë të gjatë të ndritshme, si në vitin 2020. Ai gjithashtu theksoi, duke iu referuar parashikimeve të shkencëtarëve, që Covid-19 do të bëhet një virus sezonal i frymëmarrjes që nuk do të jetë i frikshëm dhe nuk do të vdesin aq shumë njerëz prej tij.


Rumania vendos masa kufizuese antiepidemike

Nga ora 21:00 në 6 Mars 2021 (sonte), në Rumani hyjnë në fuqi masa kufizuese për udhëtarët nga Bullgaria, e cila është e përfshirë në listën e vendeve nga e ashtuquajtura zona e verdhë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Udhëtarët që paraqesin një test negativ PCR të bërë deri në 72 orë para se të hyjnë në Rumani i nënshtrohen një karantine shtëpiake 10-ditore. Nëse qëndrimi është deri në tre ditë dhe paraqitet një test negativ PCR, i kryer deri në 72 orë para hyrjes në vendin tonë fqinj, karantina nuk imponohet. Udhëtarët nga Bullgaria, të cilët nuk paraqesin një test të tillë në fqinjin tonë verior, i nënshtrohen karantinës në shtëpi për 14 ditë. Rezultati i testit mund të jetë në letër ose mbartës elektronik, por duhet të lëshohet nga një laborator i autorizuar dhe të përmbajë të dhënat identifikuese të testit.

Asnjë test nuk kërkohet për fëmijët deri në tre vjeç, si dhe për ata që janë rivaksinuar dhe kanë kaluar Covid-19 në 90 ditët e fundit.

Ata që kalojnë transit përmes territorit të Rumanisë, duke arritur nga vendet e ashtuquajtura zona e verdhë, përfshirë Bullgarinë, nuk janë renditur si përjashtime nga kërkesa për të paraqitur një test negativ RT-PCR.


Mostrat pozitive për Covid-19 afrojnë 18 për qind

Rastet e reja të Covid-19 për ditën janë 3004, me 16 876 teste të kryera. Gati 18 për qind nga mostrat ishin pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 5463 pacientë u shtruan në spital, 437 në njësitë e kujdesit intensiv. 1280 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit ndërsa 65 njerëz vdiqën.

Më shumë sapo të infektuar ka në kryeqytet - 734, Burgas - 428, Plovdiv - 208 dhe Stara Zagora - 121.

15 920 doza vaksine u dhanë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu, numri i përgjithshëm i vaksinuarve në vendin tonë tashmë është 284 464 veta.


20 për qind e rasteve të reja të Covid-19 janë ndër adoleshentët dhe fëmijët

Virusi tashmë po përhapet në kopshte dhe shkolla. Sipas Kryeinspektorit të Shëndetësor Shtetëror Doc. Angell Kunçev, virusi jo vetëm që përhapet më lehtë, por simptomat e tij janë të ngjashme me ftohjen e zakonshme - bllokimet e hundës, acarimi i fytit dhe kolla. Ai njoftoi në BNT se rezultatet e një studimi të madh me 600 mostra priten në fillim të javës. Ata kanë një rrjedhë më specifik të sëmundjes dhe të dhëna më specifike nga analizat, gjë që ngre dyshime se bëhet fjalë për variante të ndryshme sesa ato klasike të Covid -19.


Qeveria po alokon më shumë se 2 milion euro për muzikantë të pavarur

Gati 1000 muzikantë do të marrin rreth 2000 euro ndihmë të njëherëshme, njoftoi BTA, duke cituar Kryeministrin Bojko Borisov. Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri theksoi se kompensimi jepet për periudhën e pandemisë, në të cilën industria e muzikës pësoi humbjet më serioze. Fondet do të sigurohen javën e ardhshme nga Këshilli i Ministrave. Borisov thekson se ai është i përkushtuar për krijimin e një kuote të detyrueshme për transmetimin e muzikës kombëtare në radiot publike dhe private bullgare.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova