Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punohet me ngut për certifikatën e vaksinimit

Zheni Naçeva
Foto: BGNES

Të gjitha furnizimet e vaksinave janë planifikuar ashtu që të sigurojnë rivaksinim për imunizimet e dozës së parë. Para Radios Kombëtare Bullgare, Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zheni Naçeva sqaroi se pavarësisht nga vaksina, sistemi elektronik funksionon sipas të njëjtit algoritëm. Ne po punojmë shumë për të ashtuquajturën certifikata e vaksinimit, shtoi ajo dhe shpjegoi se çështja ka një dimension politik, ligjor, mjekësor dhe etik. Sipas saj, qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që vendimi përfundimtar për certifikatën nuk duhet të diskriminojë njerëzit që nuk duan të vaksinohen. Pritet që më 17 mars propozimi i KE për të ashtuquajturat pasaporta të gjelbra për t’u diskutuar nga institucionet dhe ekspertët bullgarë.