Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punohet me ngut për certifikatën e vaksinimit

Zheni Naçeva
Foto: BGNES

Të gjitha furnizimet e vaksinave janë planifikuar ashtu që të sigurojnë rivaksinim për imunizimet e dozës së parë. Para Radios Kombëtare Bullgare, Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zheni Naçeva sqaroi se pavarësisht nga vaksina, sistemi elektronik funksionon sipas të njëjtit algoritëm. Ne po punojmë shumë për të ashtuquajturën certifikata e vaksinimit, shtoi ajo dhe shpjegoi se çështja ka një dimension politik, ligjor, mjekësor dhe etik. Sipas saj, qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që vendimi përfundimtar për certifikatën nuk duhet të diskriminojë njerëzit që nuk duan të vaksinohen. Pritet që më 17 mars propozimi i KE për të ashtuquajturat pasaporta të gjelbra për t’u diskutuar nga institucionet dhe ekspertët bullgarë.


Më shumë nga rubrika

Gjen. Mutafçijski

Gjenerali Mutafçijski përshëndeti mjekët ushtarakë me rastin e Ditës së Ushtrisë Bullgare

Shefi i Akademisë Ushtarake Mjekësore dhe Kryemjek i Forcave të Armatosura Gjen. Prof. Dr. Vencisllav Mutafçijski përgëzoi mjekët ushtarakë me rastin e Ditës së Trimërisë dhe Ushtrisë Bullgare. “U falënderoj të gjithë kolegëve që ende po..

botuar më 21-05-06 3.06.MD
Monumenti i kolonelit Konstantin Kavarnaliev

Shkupi pengon restaurimin e monumenteve ushtarake bullgare

Ne duam të ngremë monumente ushtarake në territorin e Maqedonisë Veriore, por bisedimet janë të vështira, tha për Radion Kombëtare Bullgare Ivo Antonov nga Ministria e Mbrojtjes. Problemet nuk janë për shkak të mosveprimit të Bullgarisë, por për..

botuar më 21-05-06 1.14.MD

Kufizimet për ballot dhe dasmat u hoqën

Bullgaria renditet e 20-ta në sëmundshmëri nga Covid-19 dhe e dyta në vdekshmëri në BE, njoftoi Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Prof. Kostadin Angellov në brifingun e rregullt mbi situatën epidemike. Për 14 ditët e fundit raporti "të shëruar –..

botuar më 21-05-06 12.01.MD