Punohet me ngut për certifikatën e vaksinimit
Të gjitha furnizimet e vaksinave janë planifikuar ashtu që të sigurojnë rivaksinim për imunizimet e dozës së parë. Para Radios Kombëtare Bullgare, Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zheni Naçeva sqaroi se pavarësisht nga vaksina, sistemi elektronik funksionon sipas të njëjtit algoritëm. Ne po punojmë shumë për të ashtuquajturën certifikata e vaksinimit, shtoi ajo dhe shpjegoi se çështja ka një dimension politik, ligjor, mjekësor dhe etik. Sipas saj, qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që vendimi përfundimtar për certifikatën nuk duhet të diskriminojë njerëzit që nuk duan të vaksinohen. Pritet që më 17 mars propozimi i KE për të ashtuquajturat pasaporta të gjelbra për t’u diskutuar nga institucionet dhe ekspertët bullgarë.
Mostrat pozitive për Covid-19 janë 1426
Rastet e reja të Covid-19 për ditën janë 1426 nga 10 473 teste të kryera. 13.6 për qind e mostrave ishin pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 5629 pacientë u shtruan në spital, prej tyre 452 në njësitë e kujdesit intensiv. Për ditën, 584 pacientë u shëruan dhe 22 njerëz vdiqën.
Shumica e infektuar rishtas janë në Sofje - 406, Burgas - 127 dhe Varna -112.
Numri i vaksinuarve në 24 orët e fundit është 2654, kështu që numri i tyre i përgjithshëm tejkalon 287 000.
Pro dhe kundër ndalimit të operacioneve të planifikuara
Që nga e hëna, 8 mars, Spitali i Urgjencës “Pirogov” në Sofje do të pezullojë pranimet e planifikuara dhe operacionet e planifikuara. Vizitat janë gjithashtu të ndaluara, njoftoi institucioni shëndetësor që ditën e premte. Ndalimi ka për qëllim kufizimin e përhapjes së Covid-19. Vetëm një shoqërues lejohet për pacientët e sëmurë rëndë që kalojnë nëpër dhomat e urgjencës.
Në një intervistë me BNR, imunologu Prof. Dobrosllav Kyrkçiev nuk shprehu mospajtim kategorik me pezullimin e pranimeve të planifikuara në spital, pasi ka shumë sëmundje të tjera që nuk mund të injorohen. Sipas shefit të Laboratorit për Analiza Klinike në Spitalin Universitar “Shën Ivan Rillski”, të tre vaksinat, të miratuara dhe të administruara në Bullgari, kanë efektivitet shumë të mirë për sa i përket gjëja kryesore - për të parandaluar sëmundjen e rëndë. Virusi do të tërhiqet në verë, parashikon profesori.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Procesi i modernizimit të Forcave të Armatosura nënkupton jo vetëm blerjen e pajisjeve moderne, por edhe zhvillimin e infrastrukturës kritike, duke përfshirë zbatimin e projekteve për rritjen e konektivitetit midis shteteve anëtare. Këtë e theksoi..
Nga 16 prilli, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon një fushatë shpjeguese për zgjedhjet e ardhshme 2 në 1 - për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar, të planifikuara për 9 qershor, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Slogani për..
Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Më të ulëta priten në Bullgarinë Veriperëndimore...
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të..
Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e..