Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën 40 Martirëve është dita e fitores së madhe të Mbretit Ivan Asen II te Kllokotnica

Kisha “Shën 40 Martirët”, Veliko Tërnovo
Foto: arkiv

Më 9 mars kisha kremton Ditën e 40 Martirëve të Shenjtë. Këta janë ushtarë armenë të krishterimit të hershëm, dëshmorë nga qyteti Sebastia që vdiqën në shekullin e 4 në mbrojtjen e fesë së krishtere gjatë persekutimeve të perandorit Licinius.

Sipas besimit popullor, në këtë ditë dielli kthehet në verë dhe moti ngroh.

Në historinë Bullgare, më 9 mars të vitit 1230 u zhvillua beteja te Kllokotnica, kur Mbreti Ivan Asen II mundi dhe kapi sundimtarin pushtues të Epirit Teodor Komnin. Mbreti bullgar kapi të gjithë familjen e Komninit ndërsa ushtarët e tij të shumtë të kapur i çliroi.

Për nder të fitores së madhe, mbreti urdhëroi të ndërtohej në kryeqytetin e Tërnovos Kisha “Shën 40 Martirët”, ku vendos një mbishkrim përkujtimor.


Më shumë nga rubrika

Të krishterët nderojnë Shtatë Shenjtorët dhe Shën Pantalejmonin

Më 27 korrik Kisha Ortodokse Bullgare nderon shëruesin Shën Pantelejmonin dhe veprën e Shtatë Shenjtorëve , dishepujt e apostujve Shenjtorët Kiril dhe Metodi - Klementi , Naum, Sava, Gorazd dhe Angelari. Tradicionalisht, kisha nderon..

botuar më 21-07-27 10.57.PD

Vidin – qyteti evropian danubian me histori të pasur

Dëshmi për ekzistencën dhe zhvillimin e qytetit të sotëm Vidin ka që nga koha romake. Një fortesë me emrin “Bononija” kishte një rëndësi strategjike për perandorinë, ndërsa më vonë u shërbente bizantinëve për t’i bërë ballë pushtimeve të fiseve sllave...

botuar më 21-07-26 12.51.MD

Qeveritë e përkohshme zakonisht çojnë në ngecje ekonomike

Qeverisje e qëndrueshme apo zgjedhje të shpeshta në të ardhmen e parashikueshme - kjo dilemë, e cila u ngrit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, së shpejti do të gjejë zgjidhjen e saj. Ndërkohë, prof. Biser Georgiev nga Universiteti i..

botuar më 21-07-21 2.45.MD