Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën 40 Martirëve është dita e fitores së madhe të Mbretit Ivan Asen II te Kllokotnica

Kisha “Shën 40 Martirët”, Veliko Tërnovo
Foto: arkiv

Më 9 mars kisha kremton Ditën e 40 Martirëve të Shenjtë. Këta janë ushtarë armenë të krishterimit të hershëm, dëshmorë nga qyteti Sebastia që vdiqën në shekullin e 4 në mbrojtjen e fesë së krishtere gjatë persekutimeve të perandorit Licinius.

Sipas besimit popullor, në këtë ditë dielli kthehet në verë dhe moti ngroh.

Në historinë Bullgare, më 9 mars të vitit 1230 u zhvillua beteja te Kllokotnica, kur Mbreti Ivan Asen II mundi dhe kapi sundimtarin pushtues të Epirit Teodor Komnin. Mbreti bullgar kapi të gjithë familjen e Komninit ndërsa ushtarët e tij të shumtë të kapur i çliroi.

Për nder të fitores së madhe, mbreti urdhëroi të ndërtohej në kryeqytetin e Tërnovos Kisha “Shën 40 Martirët”, ku vendos një mbishkrim përkujtimor.