Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën 40 Martirëve është dita e fitores së madhe të Mbretit Ivan Asen II te Kllokotnica

Kisha “Shën 40 Martirët”, Veliko Tërnovo
Foto: arkiv

Më 9 mars kisha kremton Ditën e 40 Martirëve të Shenjtë. Këta janë ushtarë armenë të krishterimit të hershëm, dëshmorë nga qyteti Sebastia që vdiqën në shekullin e 4 në mbrojtjen e fesë së krishtere gjatë persekutimeve të perandorit Licinius.

Sipas besimit popullor, në këtë ditë dielli kthehet në verë dhe moti ngroh.

Në historinë Bullgare, më 9 mars të vitit 1230 u zhvillua beteja te Kllokotnica, kur Mbreti Ivan Asen II mundi dhe kapi sundimtarin pushtues të Epirit Teodor Komnin. Mbreti bullgar kapi të gjithë familjen e Komninit ndërsa ushtarët e tij të shumtë të kapur i çliroi.

Për nder të fitores së madhe, mbreti urdhëroi të ndërtohej në kryeqytetin e Tërnovos Kisha “Shën 40 Martirët”, ku vendos një mbishkrim përkujtimor.


Më shumë nga rubrika

Patriku Neofit

Më 10 maj 1953 u rimëkëmb Patrikana Bullgare

Më 10 maj shënohet 68 vjetori i rimëkëmbjes së Patrikanës Bullgare. Në përshëndetjen e tij për përvjetorin Patriarku Neofit tha: "Ne e kaluam si martirë periudhën e regjimit ateist, nën udhëheqjen e mençur dhe të durueshme të Atit dhe paraardhësit..

botuar më 21-05-10 12.48.MD

E Diela e Thomait është sot

Dita e fundit e Javës së Ndritshme pas Ringjalljes së Krishtit njihet si E Diela e Thomait. Kjo është dita në të cilën respektohet kujtesa e Apostullit Thomai – njeri prej 12 dishepujve të zgjedhur nga Krishti. Kjo ditë lidhet me një nga episodet..

botuar më 21-05-09 7.15.PD

Për idealet dhe trimërinë e gjeneralëve në Bullgarinë pas Çlirimit

Për të eliminuar copëzimin e padrejtë të vendit tonë sipas Traktatit të Berlinit nga viti 1878, Bullgaria zhvillon katër luftëra për bashkimin kombëtar. Kurse më vonë, e vendosur nën komandën sovjetike, përfshihet në fazën përfundimtare të Luftës..

botuar më 21-05-06 7.25.PD