Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Italiania Sofi Matiu u bë kampione në ski-garat tek femrat në qytetin Bansko

Eva Vukadinova
Foto: Federata Bullgare e Skive

Italiania 19 vjeçare Sofi Matiu u klasifikua në vendin e parë me rezultat të përgjithshëm 1:40.24 minuta, në sllallomin e Kampionatit Botëror në disiplinat ski alpine  për të rinj e të reja deri më 21 vjeç në Bansko. Ajo qe e pesta pas raundit të parë me 49.71 sekonda, por me raund të dytë solid prej 50.53 sekonda dhe e siguroi floririn. E dyta, në 20 të qindtat e sekondës përfundoi një sportiste tjetër 19 vjeçare - Moa Bostrom Musener nga Suedia(49.63 dhe 50.81 sekonda), kurse e tretë në 21 të qindta u rendit 20 vjeçja Ej Xhej Hërt nga Shtetet e Bashkuara(49.63 dhe 51.09). Bullgarja Eva Vukadinova përfundoi në vendin e 26 me një kohë të përgjithshme 1:49.06 minuta në të dyja zbritjet. Menjëherë pas saj përfundoi bullgarja tjetër Julia Zllatkova me kohë 1:49.13 minuta.