Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forca e faljes pastron jetën tonë

Foto: arkiv

Të Lidhurat e Djathit është një nga festat më laramane bullgare. Gjithnjë bie ditën e diele para Kreshmës së Madhe. Në të kaluarën tërë javën ishte mbushur me dëfrime – tundeshin djepa, dridheshin valle, njerëzit mblidheshin në tryeza për të cilët gatuheshin gjella dhe ëmbëlsira nga qumështi, djathi, vezët. Pas Të Lidhurave të Mishit, festë kjo e cila bie një javë më parë ditën e diele, vjen koha nga ushqimi të përjashtohen edhe bulmetrat – deri në Pashkët.

Ky zakon quhet ndryshe Sirni Pokladi ose Falje, sepse darkës i paraprin kërkimi dhe dhënia e faljes. Të rinjtë kërkojnë falje nga më të moshuarit, porsamartuarit vizitojnë kumbarët e tyre, zanatçinjtë - mjeshtrit që “u dhanë bukë në duart e tyre”. Fjalët me të cilët kërkohet dhe jepet ndjesë janë: “Më fal!” Përgjigja është “Të faltë Zoti!”. Në thelbin e këtij riti është që njeriu të bëjë një pastrim fizik dhe shpirtëror të cilin do të arrijë përmes agjërimit pasi të marrë falje nga të afërmit e tij. Dhe pasi ai vetë ka dhënë falje për gabimet që të gjithë kanë bërë, me dëshirë apo pa dëshirë.

Më shumë për këtë rit lidhur me besimet e popullit bullgar mund të lexoni në botimin “Po të ketë gabim, ka edhe falje” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

45 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar. Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye..

botuar më 24-04-10 6.05.PD
Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Fillojnë të Dyzetat e Shenjta

Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..

botuar më 24-03-18 9.56.PD