Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksportet e mallrave nga Bullgaria në vendet e treta u ulën

Foto: Rojters

Në janar 2021, eksportet e mallrave nga Bullgaria në vendet e treta u ulën me 22.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020 dhe arritën në gati 700 milion euro, njoftoi BTA, duke cituar një analizë të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas të dhënave, partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Turqia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Maqedonisë Veriore dhe Federata Ruse, të cilat zënë 57.3 për qind të eksporteve në vendet e treta.

Importet e mallrave në Bullgari nga vendet e treta në janar 2021 u ulën me 15.0 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020 dhe arritën në mbi 900 milion euro. Importet më të mëdha janë nga Turqia, Kina, Federata Ruse, Peruja, Serbia dhe Ukraina.

Saldoja tregtare e Bullgarisë me vende të treta në janar 2021 ishte negative dhe ishte në përmasë përafërsisht 250 milion euro.


Më shumë nga rubrika

Vazhdon pasiguria për të ardhmen e centraleve me qymyr

Nëse burimet e Fondit të Tranzicionit të Drejtë të Komisionit Evropian rriten, pas datës 31 dhjetor 2024 do të  prezantohet një Mekanizëm i Shpërblimit të Gjelbër për vendet që arrijnë të zvogëlojnë emetimet industriale të gazeve të serrës...

botuar më 21-06-03 10.51.PD

1/5 e kredive janë nën pikëpyetje pas përfundimit të moratoriumit bankar

Rreth 20% e njerëzve nuk do të jenë në gjendje të shërbejnë huat e tyre pas skadimit të moratoriumit mbi to . Kjo u njoftua gjatë forumit "Zhurma e Parave" nga Rajna Mitkova - Presidente e Asociacionit të Kolektorëve. Me lehtësimin e masave dhe..

botuar më 21-06-02 1.26.MD

Hapet ekspozita për bujqësi BATA AGRO

Sot Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë Hristo Bozukov do të hapë ekspozitën e specializuar për bujqësinë BATA AGRO, e cila do të vazhdojë deri më 5 qershor. Tradicionalisht ekspozita do të paraqesë më të fundit në teknologjinë..

botuar më 21-06-01 5.10.PD