Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksportet e mallrave nga Bullgaria në BE u ulën me 4.1 për qind

Foto: arkiv

Në vitin 2020, eksportet e mallrave nga Bullgaria në BE u ulën me 4.1 për qind krahasuar me vitin 2019 dhe janë mbi 18.3 miliardë euro, njoftoi BTA. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, partnerët tanë kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika, të cilat formojnë 70.2 për qind nga eksporti në vendet e BE-së. Në dhjetor 2020, eksportet e mallrave nga Bullgaria në BE u rritën me 10.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019 dhe tejkaloi 13 000 milion euro.

Importet e mallrave në Bullgari nga BE në vitin 2020 ranë me 9.2 për qind dhe tejkaluan 18 miliardë euro. Importet më të mëdha janë nga Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Holanda.

Në dhjetor 2020, importi i mallrave në Bullgari nga vendet anëtare të BE u rrit me 1.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe tejkaloi 1500 milion euro.


Më shumë nga rubrika

Ivan Ivanov

Shtyhet vënia në shfrytëzim e lidhjes së dytë të gazit me Greqinë

Lidhja e gazit bullgaro-grek, përmes së cilës duhet të vijë gaz nga Azerbajxhani, nuk do të jetë gati në mes të vitit 2022, tha kryetari i rregullatorit të energjisë Ivan Ivanov "Ne ramë dakord për kërkesën e marrë nga kompania ICGB për..

botuar më 21-05-26 1.18.MD
Dun Sjaoxjun dhe Stefan Janev

Bullgaria dëshiron të zgjerojë eksportin e saj për në Kinë

Në një takim në Sofje Kryeministri Stefan Janev dhe ambasadori kinez në Bullgari Dun Sjaoxjun shprehën dëshirën për të forcuar lidhjet ekonomike dhe tregtare dhe për të vazhduar dialogun mbi temat me interes të përbashkët. Theksi u vu mbi..

botuar më 21-05-25 7.48.MD

Një numër problemesh paralajmërojnë për një stuhi serioze në prodhimin e trëndafilave

Bullgaria është e njohur si një vend i trëndafilave. Por, pavarësisht se prej një kohe të gjatë është mes liderëve për nga prodhimi i vajit të trëndafilit, të punësuarit në prodhimin e trëndafilave po alarmojnë për probleme të shumta, një pjesë prej të..

botuar më 21-05-20 1.14.MD