Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksportet e mallrave nga Bullgaria në BE u ulën me 4.1 për qind

Foto: arkiv

Në vitin 2020, eksportet e mallrave nga Bullgaria në BE u ulën me 4.1 për qind krahasuar me vitin 2019 dhe janë mbi 18.3 miliardë euro, njoftoi BTA. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, partnerët tanë kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika, të cilat formojnë 70.2 për qind nga eksporti në vendet e BE-së. Në dhjetor 2020, eksportet e mallrave nga Bullgaria në BE u rritën me 10.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019 dhe tejkaloi 13 000 milion euro.

Importet e mallrave në Bullgari nga BE në vitin 2020 ranë me 9.2 për qind dhe tejkaluan 18 miliardë euro. Importet më të mëdha janë nga Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Holanda.

Në dhjetor 2020, importi i mallrave në Bullgari nga vendet anëtare të BE u rrit me 1.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe tejkaloi 1500 milion euro.


Më shumë nga rubrika

Një numër problemesh paralajmërojnë për një stuhi serioze në prodhimin e trëndafilave

Bullgaria është e njohur si një vend i trëndafilave. Por, pavarësisht se prej një kohe të gjatë është mes liderëve për nga prodhimi i vajit të trëndafilit, të punësuarit në prodhimin e trëndafilave po alarmojnë për probleme të shumta, një pjesë prej të..

botuar më 21-05-20 1.14.MD

Mbarështimi i deleve në Bullgari – një sektor plot sfida

Regjistrimi i parë i bagëtive pas Çlirimit u zhvillua gjatë vitit 1887. Në kuadrin e tri viteve  numërimi i kafshëve mes të cilave janë dhe delet, është bërë 4 herë. Të dhënat tregojnë  se gjatë vitit 1910, në vendin tonë  janë rritur mbi 8 600 000..

botuar më 21-05-18 10.56.PD

Nuk ka treg për trëndafilat vajore bullgare

40 për qind e masiveve të mbjella me trëndafila vajore do të mbeten të pambledhura. Në vjeshtë disa nga prodhuesit do të asgjësojnë plantacionet, parashikon Asociacioni i Prodhuesve të Trëndafilave. Arsyet janë mungesa e tregjeve, njoftoi BNR...

botuar më 21-05-14 12.47.MD