Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsumatorët në përqendrim e sipër

Tregtia e madhe online përveç një kollajllëku është dhe një grackë për konsumatorët naivë

Foto: arkiv

Sot shënojmë Ditën Botërore e të Drejtave të Konsumatorit. Ajo është nën egjidën e Organizatës Ndërkombëtare të Konsumatorëve (që nga viti 1962), kurse në Bullgari për mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve flitet që nga viti 1991. Gjatë këtyre 30 vjetëve  bullgarët e ndryshuan sjelljen e vet gjatë blerjes. Një pjesë më e madhe e njerëzve tanimë interesohen  përveç nga çmimi i mallrave dhe i shërbimeve dhe nga cilësia dhe reputacioni i mirë i tregtarëve dhe të prodhuesve. Sivjet tema globale në shënimin e 15 marsit është lufta me mbetjet plastike, ndotja dhe efektet negative prej saj.

Pandemia globale gjatë vitit 2020 solli sfida të reja përpara konsumatorit bullgar. Shumë mallra dhe shërbime u bënë të pranishme kryesisht përmes internetit. “Njerëzit ishin të detyruar të provojnë, pa pasur përpara kësaj përvojë me këtë. Por, internet tregtia fsheh dhe një sërë rreziqesh prej praktikave jo luajale tregtare”- thotë Bogomill Nikollov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës “Konsumatorë Aktiv”:  

“Këto praktika i forcoi më tepër frika nga infektimi. U bëmë dëshmitarë  të shumë tregtarëve jo luajalë, të cilët u atribuojnë veti anti-virus produkteve të ndryshme. Rasti i fundit qe i një hipnoze, e cila shëron koronavirusin. Ja përse, njerëzit, të cilët tani hyjnë në internet tregtinë, janë të ekspozuar ndaj rreziqeve më të shumta - ata nuk kanë kreativitetin e duhur për të vlerësuar rreziqet. Do të dalloja si burime më të mëdhenj të rrezikut rrjetet sociale dhe sajtet për shpallje të vogla, por po kështu tregtarët nga jashtë dhe për më tepër jashtë Bashkimit Evropian. Akoma shumë lehtë mund të shikoni sajte bullgare, në të cilat nuk ka adresë dhe koordinate për lidhje me tregtarin. E rekomandojmë çdo një konsumator, përpara se të blejë çfarëdo qoftë gjëje, fillimisht të saktësojë se kush është tregtari. Sepse mbrojtja jonë më e fortë është e drejta e refuzimit, por ajo mund të jetë shumë fortë e kufizuar ose e vështirësuar nëse tregtari thjesht i ka fshehur kontaktet e veta dhe kështu ne nuk ka sesi të mund të kthejmë mallin. Kryesorja, për të cilën ne i këshillojmë konsumatorët është të jenë maksimalisht konservator, të shikojnë në mënyrë shumë kritike çdo një njoftim tregtar dhe ta llogarisin me vëmendje. Mjerisht, midis nesh akoma gjen vend kuptimi se, çdo gjë e cila gjendet në treg është e kontrolluar, se mbase organet e kontrollit duhet të jenë “një sy gjithë-shikues” dhe të kenë mënjanuar të gjitha parregullsitë.  Por, në jetë nuk është kështu, ne - konsumatorët, jemi “inspektori” më i rëndësishëm dhe nëse ne nuk jemi të vëmendshëm, shumë lehtë mund të biem dhe të ndeshemi me çdo lloje mashtrimesh”.

Si një hap i madh në mbrojtje të të drejtave tona të një konsumatori, ekspertët përcaktojnë ligjin e ri të pranuar përpara një jave për përmbajtjen digjitale. Tanimë, ne gjithashtu do të jemi në gjendje të bëjmë një ankesë në lidhje me softuerin e produkteve, diçka, e cila deri tani nuk ekzistonte - njofton  Bogomill Nikollov. Sipas fjalëve të tij, problemi më i madh në këtë moment është se si paratë nga operatorët turistikë do t’u kthehen njerëzve, të cilët kanë ekskursione të paguara dhe të parealizuara.  

“Kjo pyetje qëndron që përpara një viti. Njerëzit morën bono, disa i përdorën, pjesa dërmuese - jo, por problemi vetëm shtyhet dhe presim që gjatë kësaj vere këta, të cilët nuk i kanë marrë paratë e tyre, të fillojnë të njoftojnë për këtë në hapësirën publike. Personalisht unë nuk e di sesi do të zgjidhet kjo çështje. Sipas të dhënave të operatorëve turistik kanë për t’u kthyer klientëve të vet përgjithësisht 150 milionë leva. Afati në ligj fillon të përfundojë  rreth mesit të muajit maj sivjet. “

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD