Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pneumologët paraspitalorë kërkuan shtojcë si mjekë të linjës së parë

Foto: BGNES

Specialistët në sëmundjet e mushkërive në Bullgari nga kujdesi paraspitalor apelojnë që të njihen si mjekë të linjës së parë. Ata janë kategorik se puna e tyre është shumë e rrezikshme pasi ekzaminojnë dhjetëra pacientë me komplikime të koronavirusit çdo ditë.

Pneumologët nga kujdesi paraspitalor kërkojnë që menjëherë të barazohen me kolegët e tyre nga spitalet dhe të marrin një shpërblim shtesë prej 1000 leva (500 euro), që u paguhet mjekëve të linjës së parë. “Ka një grup prej 50-60 pulmonologësh në kujdesin paraspitalor të cilat ekzaminuan shumë pacientë gjatë pandemisë”, theksojnë nga Shoqata e Sëmundjeve të Mushkërive.

Pulmonologët që punojnë në spitale njihen si punëtorë të linjës së parë.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria mbetet ndër vendet më të korruptuara në BE

Investimet e huaja janë ulur me 50% në vitin 2021, tha për BNR Kalin Sllavov, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Transparencë pa kufij”. Para shpalljes së Indeksit Ndërkombëtar të Perceptimit të Korrupsionit 2021, ai theksoi se ky është një tregues i..

botuar më 22-01-25 11.53.PD
Kirill Petkov

Kryeministri nuk pret që kriza të përshkallëzohet

Anijet dhe avionët që vijnë nga Spanja dhe Holanda në Bullgari nuk janë dërguar për shkak të situatës së jashtëzakonshme, por janë pjesë e misionit Airpolising, për të cilën u arrit marrëveshje që në vitin 2016, deklaroi Kryeministri Kirill..

botuar më 22-01-25 11.06.PD

Protesta para mbledhjes së qeverisë bullgare dhe maqedonase

Komiteti rinor i partisë VMRO organizoi një protestë pranë rezidencës “Bojana” përpara takimit të përbashkët të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut . Në një letër ata kërkojnë takim me kryeministrat Kirill Petkov dhe Dimitër..

botuar më 22-01-25 9.29.PD
Подкасти от БНР