Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Denitsa Laffchieva – një nënë moderne, pedagoge dhe muzikante profesionale

Foto: arkiv personal

Karriera e suksesshme dhe amësia e lumtur - për shumë njerëz ky kombinim duket i pamundur, por gjithsesi shumë gra ia dalin, pavarësisht sakrificave të vazhdueshme dhe luftës së pabarabartë me kohën dhe ndërgjegjen e tyre. E përmbushur me dashurinë më të sinqertë për muzikën dhe njerëzit e saj të dashur, Denitsa Laffchieva po ndjek me këmbëngulje këtë rrugë. Lindja e djalit të saj disa kohë më parë çoi në një vendim serioz - ajo braktisi pozicionin e klarinetës së parë në Sinfonia Finlandia për t'iu përkushtuar fëmijës së saj. Megjithatë jeta e saj profesionale nuk u ndërpre. Alesis i vogël ishte vetëm dy muajsh kur ajo tashmë ishte duke luajtur në festivale në New York, Nice dhe Monaco. Angazhimet e ndërmarra nga burri i saj Aleksandër Zemcov janë për disa vite përpara. Prandaj e shoqëron gjyshja e saj, por kjo nuk është gjithmonë e mundur.

Denitsa Laffchieva
"Ku me ndihmën e saj, ku vetëm, disi ia dola. Fëmija ishte vazhdimisht midis karrigeve në skenë dhe kutive të zbrazëta për instrumente ”, tha ajo. Le të kujtojmë se Denitsa është ndër klarinetistët më të njohur të brezit të saj. Ajo ka qindra koncerte si soliste dhe interpretuese e muzikës së dhomës. Ka dhënë disa recitale në Wigmore Hall, Carnegie Hall (Weill Recital Hall), Musikverein e të tjera. Jep mësime në Itali dhe Austrinë e Poshtme, ku është drejtoreshë e një shkolle muzikore, megjithëse shtëpia e familjes është në Vjenë. Çfarë tjetër ka bërë ajo vitet e fundit: 


"Jap mësime në akademinë muzikore Talent Music Master Courses në Brescia, së bashku me shumë muzikantë të tjerë të famshëm. Fatkeqësisht, kohët e fundit jemi më shpesh online. Sigurisht, kur lejohet trajnimi ballë për ballë, unë udhëtoj në Itali. Që prej rreth një viti jam drejtoreshë artistike e Akademisë Verore të Muzikës, e cila mbahet në bregdetin bullgar të Detit të Zi - në Burgas dhe Sozopol. Në vitin 2020 klasat master duhej të ishin plotësisht në internet. Unë sinqerisht shpresoj që gjithçka të jetë mirë këtë vit, sepse mysafirët tanë do të jenë muzikantë të njohur.” 


Me Denitsa biseduam në Sofje, në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”: 

"Sa herë që e kapërcej pragun e Akademisë Muzikore, është shumë emocionuese për mua," thotë ajo. - Unë pata fatin të studioja klarinetë me prof. Petko Radev nga mosha 14 vjeç, mësimet tona ishin këtu. Jam rritur në këtë ndërtesë, kam ardhur disa herë në javë, ishte shtëpia ime. Kam kaluar më shumë kohë në Akademi sesa në shtëpi. Unë u diplomova në Shkollën Muzikore dhe pastaj në Akademi mora dy vjet për një. Pastaj bëra studime në Vjenë (si bursiste e Fondacionit “Herbert von Karajan”), doktoraturë në Royal Academy of Music, Londër, por vetëm falë diplomës sime bullgare tani mund të jap mësime në të gjithë botën, në saje të specialiteteve pedagogjike. Unë dua t'u bëj thirrje të rinjve që po përgatiten të studiojnë jashtë - mos e nënvlerësoni arsimin tonë. Me të vërtetë është në nivelin më të lartë ".

Aleksandër Zemcov, Denitsa Laffchieva, Alesis.
Si shkon jeta e saj, e mbushur me kaq shumë përgjegjësi: "Është shume e vështire. Ne punojmë në vende të ndryshme dhe deri vonë pothuajse nuk takoheshim me burrin tim. Gjatë pandemisë për herë të parë ne u ndjemë si familjet e tjera. U bindëm se para 10 vitesh nuk kemi gabuar, themi me shaka. Tani djali ynë ka mundësinë të jetë më gjatë me babanë e tij, gjë që dikur ishte e vështirë. Nga ana tjetër, fakti që të dy jemi shumë të angazhuar e bën çdo takim vërtet të veçantë dhe të bukur.”

Para pak kohe, me ftesë të Institutit Kulturor Bullgar në Vjenë "Dom Wittgenstein" dhe drejtoreshës së tij prof. Rumjana Koneva, Denitsa, së bashku me Maria Prince regjistruan një përshëndetje të veçantë pranverore për të gjithë adhuruesit e artit dhe bukurisë.




Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Një kompozitor bullgar është i dekoruar me një çmim prestigjioz për muzikë filmash

Një krijim i kompozitorit bullgar Rumen Bojaxhiev-biri evitoi konkurrencën prej mbi 140 veprave dhe fitoi konkursin prestigjioz për muzikë filmash. Bëhet fjalë për uverturën ndaj operës për fëmijë “Mbretëresha e Akullt”, e dekoruar në Konkursin..

botuar më 21-07-17 7.05.PD
Allbena Danaillova

Allbena Danaillova: Ëndërroj për një botë pa kufizime dhe më shumë muzikë

E quajnë Allbena Danaillovën “Zonjën e parë” të Filarmonisë së Vjenës dhe kjo nuk është vetëm një hile gazetareske - ajo me të vërtetë është gruaja e parë -koncert mjeshtre, e cila ka regjistruar emrin e vet në historinë afro 180 vjeçare të..

botuar më 21-07-14 7.15.PD

Festivali si një përjetim emocionues dhe profesional

Festivali Ndërkombëtar për marimba dhe instrumente me goditje është mes ngjarjeve më të pritura në kalendarin kulturor të qytetit Pleven. Zhvillohen një vit po dhe një jo dhe është i vetmi për nga lloji i vet tek ne dhe në Ballkan, sipas fjalëve të..

botuar më 21-07-10 9.10.PD