Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dolmenët – “shtëpitë e dragonjve” në malin Sakar

Foto: obekti.bg

Dolmenët janë struktura të lashta megalitike të ndërtuara nga disa pllaka guri vertikale dhe horizontale. Ato kanë të bëjnë me besimet fetare të njerëzve të parë. Sipas studiuesve, në Bullgari përqendrimi më i lartë i strukturave të tilla është në malet Stranxha, Sakar dhe në pjesën Lindore të Rodopeve.

Ka mbi 600 dolmenë të përshkruar në malin Sakar. Vendasit i quajnë gjithashtu "vrimat e dragonjve". Njerëzit dikur kanë besuar se atje kanë banuar dragonj, të cilët kanë mishëruar forcën mashkullore. Në Sakar ka shumë këngë dhe legjenda për vjedhjen e vajzave nga dragonjtë me krahë të artë që kanë banuar në këto shtëpi prej guri.

Më shumë hollësi për këto formacione mbresëlënëse prej guri mund të lexoni në artikullin tonë “Dolmenët mijëvjeçarë – misteri i malit Sakar” 

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dafo Trendafillov

105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov

Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik. Dafo..

botuar më 24-01-17 8.50.PD
Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD