Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri po propozon një qeveri eksperte

Foto: gov.bg

Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për konsolidim dhe stabilitet në komentin e tij të parë mbi votimin parlamentar. Në një deklaratë në Facebook, Borisov kërkoi krijimin e një qeverie eksperte për të menaxhuar daljen e vendit nga pandemia deri në fund të vitit.

Udhëheqësi i forcës së dytë politike “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov shkroi në mediat sociale se ai vet u izolua sepse ka simptoma të Covid-19. Nga partia e tij njoftuan se nuk do të formojnë koalicione me GERB dhe BSP.

“BSP për Bullgarinë”, e cila është e treta në votim, tha se nuk do të komentojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve derisa nuk do të bëjnë një regjistrim të vet paralel.

Mustafa Karadajë, udhëheqës i forcës së katërt politike në parlamentin e ri DPS, komentoi se “zgjedhësit bullgarë votuan për ndryshimin. Ne nga DPS gjithashtu jemi për ndryshime. Për më shumë se katër vjet ne kemi folur për nevojën e normalitetit në politikë dhe rivendosjen e demokracisë. Gjithçka është një variant”.

“Nëse të gjithë përmbushin zotimet e tyre në fushatën parazgjedhore, GERB nuk do të jetë në gjendje të formojë një kabinet”, tha para BNR Hristo Ivanov, bashkëkryetar i “Bullgarisë Demokratike”.


Më shumë nga rubrika

Departamenti i Thesarit të SHBA

Sanksionet e SHBA-së – vlerësimi i tranzicionit ose apeli i radhës për luftim real të korrupsionit

Korrupsioni në Bullgari ka rrënjë të thella në sistemin politik dhe ekonomik të vendit. Problemet dhe pasojat tashmë dalin jashtë kufijve kombëtare – tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev në hapjen e Këshillit të Jashtëzakonshëm të Sigurisë i..

botuar më 21-06-08 1.31.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Qipriotët grekë zgjodhën një parlament shumë të fragmentuar Shtatë parti ndanë 56 vendet në parlamentin e ri të Qipros. Tri partitë kryesore tradicionale në të djathtë dhe në të majtë humbën mbështetjen elektorale dhe një ngritje shënuan..

botuar më 21-06-04 11.49.PD

Reagimet në Bullgari pas sanksioneve të SHBA-së

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione sipas Ligjit “Magnitski” mbi disa persona me ndikim në Bullgari, bosi i bixhozit i cili aktualisht gjendet në Dubai, Vasill Bozhkov , tha se ai ka qenë "i vetmi që u bëri sinjal zyrtarisht..

botuar më 21-06-03 7.27.MD