Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë presin të rinjtë nga qeveria e ardhshme e Bullgarisë

Foto: BGNES

Më 4 prill në Bullgari u zhvilluan zgjedhje për Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor. Gjatë protestave të verës në vitin 2020 kundër qeverisë të rinjtë ishin forca kryesore lëvizëse. 

Çfarë presin të rinjtë nga pushtetarët e ardhshëm të cilët do të përballen para problemeve dhe sfidave globale? Para Radio Bullgarisë Atanas Radev, kryetar i Klubit Studentor të Politologut pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” tha:



“Jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të gjithë shtetasit bullgarë me më shumë rëndësi është superioriteti i ligjit. Nuk është e rastit që protestat gjatë verës së kaluar shprehën pikërisht atë – së bashku në luftën kundër korrupsionit dhe praktikave të mbrapshta që u bënë pjesë e jetës sonë të përditshme. Sundimi i ligjit është elementi kryesor i cili garanton të drejtat tona dhe përkatësisht monitoron respektimin e detyrimeve tona si qytetarë. Domethënë njëra i paraprin tjetrës. Në të njëjtën kohë ne kuptojmë sesi nën ndikimin e Covid-19, na duhen shumë kompetenca të ndryshme në mënyrë që të jemi në gjendje të përshtatemi me situatën që ndikon drejtpërdrejt në arsim, kujdesin shëndetësor, ekonominë për të kërkuar zgjidhjet më të mira. Ndikimi i krizës së koronavirusit në sistemin arsimor do të evidentohet pas disa muajsh, kur të shihen rezultatet e provimeve të maturës. Por gjëja më e keqe do të jetë me fëmijët nga klasat fillore, sepse për ta shkolla është një element socializues.”


A zgjohet aktiviteti prej qytetari ndër të rinjtë të cilët gjatë verës mbushnin sheshet gjatë protestave, dhe a do të arrijnë ata që të kthehen në korrigjues të pushtetit të ardhshëm?

“Deri diku mund ta themi atë sepse protestat çliruan energji qytetare. Por përveç aktit të shprehjes së mospajtimit, nga qytetarët priten të jenë dhe korrigjues. Sepse pjesëmarrja jonë nuk përfundon me vendosjen e fletëvotimit në kutinë, ajo vazhdon gjatë tërë procesit – për shembull me pjesëmarrjen në diskutime të ndryshme. Nuk është e rastit që ne si organizata joqeveritare që merren me politikat për të rinjtë dhe shoqërinë civile organizojmë forume të ngjashme gjatë gjithë vitit. Dhe këtu çështja është që dikush të dëshirojë të prezantojë atë që bëjnë të rinjtë - nëse hapni faqet e internetit të organizatave studentore, do të shihni se ata vazhdimisht organizojnë ngjarje me qëllim të rinjtë të marrin pjesë aktive jo vetëm në procesin politik, por edhe të kenë vendin e tyre në shoqëri, të zhvillojnë një karrierë, të fitojnë kompetenca dhe aftësi të ndryshme. Mund të thuhet se ne plotësojmë boshllëqet në sistemin arsimor, meqenëse disa gjëra nuk mund të përvetësohen në të për arsye të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Facebook /Atanas Radev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD