Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Librat dhe arsimi në atdhe janë pasuria e madhe e një bullgareje në Paris

Pllamena Teneva-Man
Foto: arkiv personal

Pllamena Teneva-Man është bullgare, e cila prej 20 vjetëve jeton në Francë. Ajo është nisur menjëherë pas diplomimit të vet në Universitetin Teknik në Sofje. Arsimi në fushën e telekomunikimeve i ka hapur dyert për punë në kompani të mëdha ndërkombëtare me përfaqësi nëpër të gjithë botën. Vet ajo thotë se është mes klasave të para në Sofje, studimi i të cilave në universitet është zhvilluar në gjuhë të huaj dhe me pjesëmarrje në programe arsimore evropiane. Kështu rruga e specialistëve të rinj drejt kompanive botërore ka qenë e hapur me lehtësi. “Asnjëherë nuk jam ndier e nënvlerësuar për shkak të kësaj se vij nga Bullgaria, nuk kam ndier të më mungojë diçka në arsim. Në Universitetin Teknik ai është shumë solid dhe serioz”-thotë Pllamena Teneva-Man.

“Më pas çdo lëndë, çdo një notë e diplomës sime qenë krejtësisht të njohura. Në firmë më pranuan vetëm me një përkthim të diplomës, pa mbajtur provime të tjera. Dhe jo vetëm kaq, në rrugën time profesionale takoj bullgarë të shumtë, të cilët janë kolegë nga universiteti dhe në të njëjtën mënyrë janë realizuar shumë mirë  jashtë shtetit. Që të gjithë e përmendim vetëm me të mirë arsimin tonë në Bullgari.”

 

Pllamena shikon farën e suksesit akoma në vitet e saj të rinisë kur ka zhvilluar cilësi për një përshtatje të shpejtë.

Bullgarët jemi të fortë, ky është një vend në të cilin jo çdo gjë është e lehtë - nga ana financiare, ekonomike dhe politike. Nuk është e lehtë të mëresh me strukturën në nivelin shtetëror dhe administrativ. E gjithë kjo më bën të mos frikësohem prej vështirësive. Kurse jashtë sikur njerëzit janë më të ledhatuar, e them këtë me shumë siklet, kuptohet. Ata janë rritur në disa shtete të rregulluara dhe u duhet shumë pak, që të destabilizohen. Kurse unë jam e fortë, jam e skalitur dhe nuk frikësohem prej ndryshimeve”.

Bullgarja jeton bashkë me familjen e saj, dy fëmijët dhe bashkëshortin - francez, në një qytet të vogël në jug nga Parisi, në 30 kilometra nga qyteti nëpër autostradë. Tani, për shkak të pandemisë, çdo gjë në kryeqytetin francez ka ndaluar  dhe Pllamena thotë se prej kohe nuk ka shkuar në qytet.

 

“Qëndrojmë vetëm në këtë qytezë të bukur e piktoreske, jemi shumë afër pyllit. Këtu ka një natyrë shumë të bukur. Asnjë kafe ose restorant nuk po punojnë në këtë moment në Paris, nuk ka ngjarje kulturore, muzetë janë të mbyllur, jeta ka ngrirë. Me këtë fytyra dhe pamja e Francës ndryshuan, në televizionin vendas tregonin njerëz, të cilët shëtisin përgjatë brigjeve të lumit Sena, kurse policët kalojnë dhe i evakuojnë. Por, njeriu nuk duhet që t’i nënshtrohet panikut dhe stresit, sepse e gjithë kjo ndikon keq. Përndryshe vitin e kaluar mundëm të vijmë bashkë me fëmijët dhe me bashkëshortin tim deri në Bullgari. Ky qe një gëzim i madh, sepse Covid situata ndryshoi që të gjithë jetën tonë. Më përpara ktheheshim më shpesh, për Pashkët, pas kësaj gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, edhe gjatë verës. Fëmijët e mi e zotërojnë gjuhën bullgare. Ata qenë në shkollat e ditës së diel në Paris, si dhe shumë bullgarë të tjerë këtu. Bashkëshorti im ngulmon shumë që ata të dinë dhe të mësojnë gjuhën bullgare. Mësuesit bullgarë janë të mirë, zhvillojnë dhe një arsim virtual. Kjo kërkon dhe shumë punë dhe investim nga ana e prindërve, që të mund të mësohet seriozisht. Unë këmbëngul shumë që fëmijët tanë të mësojnë për Bullgarinë përmes historisë dhe letërsisë, kjo zhvillon karakterin dhe njohjen për botën. Blejmë libra të shumta në gjuhën bullgare, lexojmë vjersha të poetëve tanë të mëdhenj. Nga Bullgaria nuk kthehemi pa libra. Na dërgojnë dhe të afërmit tanë. Bëjmë maksimumin, që të mund të mbajmë Bullgarinë në familje.

Foto: arkiv personal 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënkryetari i një bashkie shqiptare kërkon një jetë më të mirë për bullgarët në Shqipëri

Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije..

botuar më 24-02-03 7.30.PD
Çavdar Arnaudov

Çavdar Arnaudov: Në Radio Bullgaria, pata fatin të punoja me përkthyesit më të mirë nga dhe në frëngjisht

Radio Bullgaria në formën e saj origjinale u shfaq një vit e një muaj pas krijimit të Radios Bullgare, në atë kohë Radio Sofja. Radio Bullgaria që në fillimet e saj paraqet një imazh të ndryshëm dhe autentik të vendit tonë dhe në këtë rol të rëndësishëm..

botuar më 24-01-25 7.30.PD

Ellzhana Popova: "Në kinemanë italiane ekziston ende një imazh klishe i grave të Evropës Lindore"

Ajo është një nga aktoret bullgare më të fotografuara në vitet 80 të shekullit të 20-të. Ajo ishte gjithashtu pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Sofje me një prani të dukshme skenike. Ellzhana Popova është një legjendë për një brez të tërë bullgarësh...

botuar më 24-01-22 7.25.PD