Numri i të infektuarve dhe i të vdekurve me Covid-19 përsëri u rrit
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3860 raste të reja të koronavirusit nga 19 210 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Kjo do të thotë se 20% e mostrave kanë rezultuar pozitive. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në Sofje - 1029, në Plovdiv - 384, në Varna - 251, në Stara Zagora - 227 dhe në Ruse - 167. 2996 janë kuruar, 197 njerëz kanë vdekur dhe 10 402 pacientë janë në spital - 734 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 58 mjekë janë infektuar me Covid-19 nga gjithsej 12,203 që nga fillimi i epidemisë. 6479 njerëz u vaksinuan dje. Deri më tani, të imunizuarit janë 510,049, nga të cilët 102,427 me dy doza.
10% rritje e shpalljeve për punë, megjithë lock down-it
Numri i shpalljeve për punë gjatë marsit janë rritur me 10%, megjithë lock down-it dhjetëditor, sipas platformës më të madhe për oferta te ne. Tendenca e rritjes së tyre po vëzhgohet në të gjithë sektorët e ekonomisë. Analistët vënë në dukje se punëdhënësit gjatë marsit – në kushtet e kufizimeve të vendosura,kanë reaguar në një mënyrë më të zhdërvjelltë, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Që nga fillimi i vitit 2021 tendenca e rritjes është e përhershme dhe më të kërkuar mbeten punonjësit në sektorët “Tregtia dhe shitjet”, “Prodhimi” dhe “Teknologjitë e Informacionit”.
Nderojmë kujtesën e mjekëve të vdekur nga koronavirusi me një heshtje njëminutëshe
Gjatë vitit të kaluar mbi 120 mjekë, infekrimeve, sanitarë dhe shoferë ambulancash humbën jetën e tyre, duke luftuar deri në fund kundër Covid-19 dhe duke përmbushur me dinjitet detyrën e tyre profesionale dhe morale, sipas Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit nesër në orën 12.00 mjekët e spitaleve dhe të qendrave të urgjencës në vend do të qëndrojnë një minutë të heshtur dhe bashkë me sirenat e ambulancave do të nderojnë kujtimin e kolegëve të tyre. Në Sofje kjo do të ndodhë përpara Monumentit të Gradave Mjekësore, i vendosur në kopshtin përpara Akademisë Ushtarake Mjekësore.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..
Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu deklaroi ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov para Kuvendit Popullor. Ne bëjmë thirrje për..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius Kubilius në një intervistë blitz për BNR - Horizont. Komisioneri Evropian kujton se, sipas shërbimeve të..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe..