Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reaksioni i parë i partisë “Ka një popull të tillë” pas zgjedhjeve

Sllavi Trifonov
Foto: BGNES

“Ka një popull të tillë” do ta ndjekë procedurën ligjore. Këtë e shkroi në faqen e vet në Facebook lideri i partisë Sllavi Trifonov, ku shënohet: “Me rastin e pohimeve dhe ofertave të ndryshme politike gjatë disa ditëve të fundit, desha të them: Ka një procedurë të qartë ligjore të përmendur në Kushtetutë, dhe ne e respektojmë”.

Më herët sot Kryeministri Bojko Borisov propozoi që t’i sigurojë partisë së dytë më të madhe në zgjedhjet parlamentare - "Ka një popull të tillë" - 10 deputetë të tij për të mbështetur formimin e një kabineti brenda parlamentit të ri. “Për mua është me rëndësi vendi të ketë një qeveri të qëndrueshme" tha Borisov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD