Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov nuk do të jetë deputet

Bojko Borisov
Foto: BGNES

“Sot paraqita një kërkesë në Komisionin Qendror Zgjedor dhe dhashë dorëheqjen nga vendi im si deputet në të dy rajonet me shumë mandate nga të cilat u zgjodha”, njoftoi Kryeministri dhe udhëheqësi i GERB Bojko Borisov në faqen e tij në Facebook.

Ai thekson se në zgjedhje ai fitoi duke u konkorruar me Kornelia Ninova (Partia Socialiste Bullgare), me Sllavi Trifonov (“Ka një popull të tillë”) dhe me Hristo Ivanov (Bullgaria Demokratike).

“Si kryeministër, nuk kam pasur imunitet dhe tani nuk kam nevojë për të”, tha kryeministri, i cili sot është duke bërë një vizitë në zonën e Manastirit të Rilas.