Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patrice Rayssac - francezi i cili fotografon detin bullgar

Foto: Patrice Rayssac

Çfarë është e përbashkët midis Francës Jugore dhe bregdetit verior bullgar të Detit të Zi? Ne do t’u japim një nga përgjigjet e mundshme - Patrice Rayssac

“Unë jam nga Franca Jugore, afër qytetit Toulouse. Ky është një qytet i madh i cili gjendet midis oqeanit dhe detit dhe është afër Pirenejve. Aty është shumë bukur, e këndshme dhe mjaft ngrohtë, por unë kam jetuar aty shumë vjet dhe dua të shikoj një vend të ri.”

Ky vend i ri për Patrice del se është qyteti Varna. Ai vjen për të jetuar në kryeqytetin detar bullgar përpara 7 vjetëve, i mahnitur nga mënyra e lirë e të jetuarit dhe atmosfera e qytetit. Fillon t’u japë mësime në gjuhën franceze online njerëzve nga e gjithë bota dhe të fotografojë. E përcakton veten e vet si një fotograf adhurues, kurse tema e tij e dashur është deti, të cilin ai e do fortë. Thotë se këtu në qytetin Varna zbulon vende dhe pamje të bukura, gjë e cila i jep një motivacion dhe frymëzim të madh.

“Unë e dua Bullgarinë, e dua detin dhe e pëlqej shumë qytetin Varna, sepse këtu ka Kopsht Detar, ka një plazh të shkëlqyer dhe këtu ka një atmosferë shumë speciale. Nuk ka një qytet tjetër në Bullgari me një atmosferë të tillë. Njerëzit janë të mirë”.



Patrice tanimë e flet mirë gjuhën bullgare, por pohon se nuk i ka qene fare lehtë. Ai do që të përmirësojë nivelin e tij dhe e bën këtë përmes librave të ndryshëm, të cilat i lexon në gjuhën mjaft të çuditshme për të. Dhe e gjithë kjo në emër të dashurisë së tij ndaj Bullgarisë dhe regjionit.

“Mua më pëlqen kjo pjesë nga Evropa  -këtu, në Lindje. Më pëlqen dhe Greqia dhe Rumania - që të gjitha vendet ballkanike  më janë shumë interesante. Të jetosh  gjatë gjithë jetës në një atmosferë nuk më pëlqen. Kam nevojë të shikoj vende të reja, sepse ne jemi një botë me njerëz shumë të ndryshëm. Dhe kultura, filozofia e vendeve të ndryshme më është shumë interesante.”

Nga Franca i mungojnë shumë pak gjëra - familja dhe shokët e tij, por pohon se ai përshtatet shumë lehtë dhe në Bullgari nuk i mungon asgjë.

Intervistë: Vanja Sllavova, BNR  -Varna
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Patrice Rayssac

Më shumë nga rubrika

Vlladisllav Dimitrov për rrugën nga lufta deri në mirënjohjen ndaj bullgarëve

Nëse sot qëndroni disa minuta në një kënd lojërash në Sofje, me siguri do të dëgjoni të folurin ukrainas dhe do të shihni rreth jush prindër me fëmijë të vegjël që ende mbajnë në sy pamjet e luftës. Por për ta, buzëqeshja është një lëkundje. Ata..

botuar më 22-05-04 7.15.PD

Maria Petkova për rrugën drejt rrënjëve dhe lirisë në... Përvomaj

Më datën 1 maj ju shpiem në qytetin Përvomaj. Dokumenti më i vjetër historik, në të cilin përmendet vendbanimi është nga viti 1576. Sot njerëzit  për të cilët ky qytet jugor bullgar është shtëpi janë pak mbi 12 mijë dhe ata kanë një shkak të..

botuar më 22-05-01 10.15.PD
Dmitri Borimeçkov

Poeti besarab Dmitri Borimeçkov: Atdheu është atje ku është shpirti

Gjurma bullgare në Moldavi është e më shumë se 200 viteve më parë. Gjatë sundimit osman, shumë bullgarë kërkuan strehim jashtë atdheut të tyre dhe shumë gjetën strehim në Besarabi. I tillë është rasti me familjen e Dmitri Borimeçkovit - poet,..

botuar më 22-04-30 8.55.PD