Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patrice Rayssac - francezi i cili fotografon detin bullgar

Foto: Patrice Rayssac

Çfarë është e përbashkët midis Francës Jugore dhe bregdetit verior bullgar të Detit të Zi? Ne do t’u japim një nga përgjigjet e mundshme - Patrice Rayssac

“Unë jam nga Franca Jugore, afër qytetit Toulouse. Ky është një qytet i madh i cili gjendet midis oqeanit dhe detit dhe është afër Pirenejve. Aty është shumë bukur, e këndshme dhe mjaft ngrohtë, por unë kam jetuar aty shumë vjet dhe dua të shikoj një vend të ri.”

Ky vend i ri për Patrice del se është qyteti Varna. Ai vjen për të jetuar në kryeqytetin detar bullgar përpara 7 vjetëve, i mahnitur nga mënyra e lirë e të jetuarit dhe atmosfera e qytetit. Fillon t’u japë mësime në gjuhën franceze online njerëzve nga e gjithë bota dhe të fotografojë. E përcakton veten e vet si një fotograf adhurues, kurse tema e tij e dashur është deti, të cilin ai e do fortë. Thotë se këtu në qytetin Varna zbulon vende dhe pamje të bukura, gjë e cila i jep një motivacion dhe frymëzim të madh.

“Unë e dua Bullgarinë, e dua detin dhe e pëlqej shumë qytetin Varna, sepse këtu ka Kopsht Detar, ka një plazh të shkëlqyer dhe këtu ka një atmosferë shumë speciale. Nuk ka një qytet tjetër në Bullgari me një atmosferë të tillë. Njerëzit janë të mirë”.



Patrice tanimë e flet mirë gjuhën bullgare, por pohon se nuk i ka qene fare lehtë. Ai do që të përmirësojë nivelin e tij dhe e bën këtë përmes librave të ndryshëm, të cilat i lexon në gjuhën mjaft të çuditshme për të. Dhe e gjithë kjo në emër të dashurisë së tij ndaj Bullgarisë dhe regjionit.

“Mua më pëlqen kjo pjesë nga Evropa  -këtu, në Lindje. Më pëlqen dhe Greqia dhe Rumania - që të gjitha vendet ballkanike  më janë shumë interesante. Të jetosh  gjatë gjithë jetës në një atmosferë nuk më pëlqen. Kam nevojë të shikoj vende të reja, sepse ne jemi një botë me njerëz shumë të ndryshëm. Dhe kultura, filozofia e vendeve të ndryshme më është shumë interesante.”

Nga Franca i mungojnë shumë pak gjëra - familja dhe shokët e tij, por pohon se ai përshtatet shumë lehtë dhe në Bullgari nuk i mungon asgjë.

Intervistë: Vanja Sllavova, BNR  -Varna
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Patrice Rayssac

Më shumë nga rubrika

Në qendër të Kievit

Java e parë e luftës në Ukrainë përmes syve të gazetares Cvetana Ballabanova

E pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët, është Dita e Dafinës, përveç kishës, ajo është dhe shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh. Pikërisht prandaj pikërisht sot zgjodhëm t’ju njohim me një zonjë, e cila feston..

botuar më 22-04-17 11.45.PD

Daniella Atanasova-Lineva u bë pediatre e vitit në Amerikë

Si fëmijë e vogël, ajo i ka trajtuar kukullat në spitalin e saj, e ulur në një pemë-aty ajo ka vënë injeksionet me hala pishe dhe u ka dhënë përzierje magjepsëse, të përbëra prej luleve dhe baltës. Me rritjen kujdeset dhe dhembshuria kanë kaluar mbi..

botuar më 22-04-07 7.20.PD
Ognjan Gavrillov

Avokati Ognjan Gavrillov me një mision të ri - të bashkojë komunitetin bullgar në Kaliforni dhe shtetet përreth

Një histori e denjë për një subjekt filmi - kështu mund ta përshkruajmë shkurt jetën e bashkatdhetarit tonë Ognjan Gavrillov, i cili u realizua me sukses jashtë shtetit. Bullgari Ognjan Gavrillov u nis për në vendin e mundësive të pakufizuara në..

botuar më 22-04-04 7.15.PD