Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë dimë për qytetin e lashtë Kabile?

Foto: yambolmuseum.eu

Qyteti i vetëm i madh nga koha e trakëve i ruajtur e deri më sot në Bullgari shtrihet nja dhjetë kilometra larg qytetit të sotëm Jamboll. Ndryshe nga shumë vendbanime të tjera nga kjo epokë, Kabile është shumë i ruajtur dhe i studiuar plotësisht nga arkeologët. Sot vendi u shpall rezervat arkeologjik. Në afërsi të drejtpërdrejt ka një muze modern multimediatik, ku janë të ekspozuar një pjesë prej zbulimeve dhe projektohen filma dokumentarë.

Çfarë dimë për të kaluarën mijëvjeçare të qytetit Kabile?

Qyteti u formua që në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit, pranë një qendre të madhe të kultit – kodrinës Zajçi Vrën. Që atje hapet një pamje e mrekullueshme drejt rrafshinës dhe muret e rindërtuara të godinave dhe fortifikatave të dikurshme. Një fakt interesat është se në vitin 341 para Krishtit, qyteti Kabile u pushtua nga Filip i Maqedonisë, ndërsa më vonë për një kohë të shkurtër në të banonte edhe biri i tij Aleksandër III i Madh i Maqedonisë.



Në shekullin e tretë para Krishtit Kabile ishte rezidenca e mbretërve trakë Spartok dhe Skostok, ndërsa më vonë, pasi u pushtua nga romakët, u kthye në një kamp romak – njeri prej më të mëdhenjve në provincën romake Trakia. Në fund të shekullit të VI u asgjësua nga avarët.

Çfarë mund të shihni në Kabile sot?

Para disa vitesh objekti arkeologjik u rindërtua në kuadrin e një programi evropian dhe tani pret miq me eksponatet e restauruara. Ndër ta janë mure të kështjellës trake me disa kulla, dy bazilika nga epoka e krishterimit të hershëm nga shekulli i IV,  dy banja romake, si dhe kazermat, depot e drithërave madje edhe një lagje e tërë nga koha kur Kabile ishte kamp ushtarak romak.



Më shumë për këtë qytet të moçëm pranë vendbanimit të sotëm Jamboll, mund të lexoni në botimin “Shkëlqimi dhe rënia e qytetit legjendar Kabile” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.


Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Gëllëb Donev

Bullgaria fton autoritetet ruse të inspektojnë vendpushimet bullgare

Në një letër, Ministri i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev ftoi një delegacion të autoriteteve ruse të vizitojë vendpushimet bullgare për t’u siguruar në vend për masat e marra për sigurinë e turistëve në pandeminë Covid-19, njoftoi Asociacioni i..

botuar më 21-05-28 11.32.PD
Një kryq tetëkëndësh pret miqtë e fshatit Kazashko

Për një vizitë te kazakët në fshatin e vjetër Kazashko

Të fshehura mes kallamishteve në brigjet e liqenit të Varnës kanë heshtur disa anije peshkimi. Dhe pranë tyre ngrihet një kryq tetëkëndësh i pikturuar në blu, që të rikujtojë se këtu jetojnë trashëgimtarët e kazakëve të donit nga Rusia e largët. Përpara..

botuar më 21-05-23 10.45.PD

Nesebër është ndër destinacionet më të mira për foshnjat dhe fëmijët e vegjël në vitin 2021

Qyteti piktoresk bullgar me histori mijëvjeçare, me shtëpi nga koha e Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe me mundësi të mrekullueshme për turizëm hyri në klasifikimin prestigjioz të botimit britanik Hello. Nesebër renditet në vendin e 7. Qyteti ynë..

botuar më 21-05-22 8.10.PD