Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

30 vjet nga paraqitja e toto-milionerit të parë në Bullgari

Foto: arkiv

Gjatë vitit 1957 është krijuar totalizatori sportiv Bullgar me idenë, që përmes organizimit të lojërave të lotarisë dhe të basteve sportive, të mund të ndihmojë edukimin fizik dhe sportin tek ne. Kurse historia e toto /lloto/ milionerëve bullgarë fillon gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar, kur përmasa e fitimeve në lojërat e totalizatorit rritet në mënyrë të ndjeshme.

Më 7 prill 1991, një inxhinier i zakonshëm nga qyteti Ruse, i lindur nën një yll të lumtur, fiton shumën prej 1 milionë leva. Si çdo një bullgar, ai punon me ngulm, duke punuar me turne prej 10 orëve mbi makinat në vendin e tij të punës. Sipas llogarive të sotme shuma të cilën ai e merr, në sajë të fatit, barazohet në 55 mijë dollarë. Në ditët tona, fitimet janë mjaft më të ndryshme si vlerë  dhe zakonisht mbi 2 500 000 leva. E mira është se, përveç shpresës për fitim  Toto loja vazhdon të përkrahë në kohëra të vështira kulturën dhe sportin bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD