Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumica e nxënësve të shkollës së mesme në Bosilegrad dëshirojnë të studiojnë në Bullgari

Foto: gimnazija.bosilegrad.rs

Pothuajse të gjithë 50 maturantët që mbarojnë shkollën e mesme në Bosilegrad dëshirojnë të vazhdojnë arsimin në një nga universitetet në Bullgari. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të kryer ndër maturantët në të vetmen shkollë të mesme atje, tha për BNR drejtori Vlladimir Grigorov.

Sondazhi u krye në gjimnaz me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nga gjithsej 44 të anketuar, pothuajse për 70 për qind më tërheqës janë fakultetet e shkencave kompjuterike dhe informatikës, të ndjekura nga mjekësia, pedagogjia, ekonomia, arkitektura dhe të tjerë.