Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Bullgarët në Serbi janë një urë shpirtërore midis dy vendeve

Rumen Radev dhe Vlladica Dimitrov
Foto: BGNES

Çështjet aktuale në lidhje me pakicën kombëtare bullgare në Caribrod, Republika e Serbisë, diskutoi në Sofje Presidenti Rumen Radev me kryebashkiakun Vlladica Dimitrov dhe kryetarin e Këshillit Bashkiak Zoran Xhurov.

“Do të doja që bullgarët në Serbi gjithmonë të jenë lidhja dhe ura shpirtërore në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, sepse bashkëpunimi midis vendeve të afërta dhe fqinje po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”, theksoi Presidenti.

Ai shtoi se Bullgaria mbështetet në angazhimin e autoriteteve serbe dhe personalisht të Presidentit Aleksandër Vuçiç se shteti do të vazhdojë të sigurojë kushte për ushtrimin e të drejtave politike, kulturore dhe arsimore të pakicës kombëtare bullgare në përputhje me praktikat më të mira evropiane.


Më shumë nga rubrika

Më pak se 100 janë rastet e reja të Covid-19 në 24 orët e fundit

95 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. Kjo është më pak se 0.8 për qind e 12 171 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Nuk ka raste të reja në 8 rrethe. Shumica janë të regjistruar në..

botuar më 21-06-17 9.36.PD

Pa maska për ekipe me shtatë persona

Që nga sot, kolektivet e punës deri në shtatë persona mund të mos mbajnë maska mbrojtëse kundër koronavirusit, sipas një urdhri të Ministrit të Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov. Kushti është që të gjithë të jenë vaksinuar ose të kenë kaluar..

botuar më 21-06-16 6.27.MD

Një sondazhi i Agjencisë “Mediana” i jep përparësi “Ka një popull të tillë”

Sipas një sondazhi të Agjencisë “Mediana”, kryer me fondet e veta, parlamenti i ardhshëm do të përbëhet nga 7 forca politike. 24 për qind e votuesve do të votonin për “Ka një popull të tillë”, ish-sundimtarët nga GERB do të ishin të dytët me..

botuar më 21-06-16 5.09.MD