Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia GERB do të propozojë kabinet

Tomisllav Donçev
Foto: BGNES

GERB do të propozojë kabinet, megjithë shanset e vogla që ajo të përkrahet, njoftoi në një brifing në centralin e partisë Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Megjithëse është forca e parë politike, sipas votës së bullgarëve, partia GERB ka shanse minimale për të formuar një qeveri, pasi partitë dhe koalicionet e tjera refuzuan për ta mbështetur.

"Ne i kemi marrë vendimet tona dhe do të ndjekim procedurën, siç është shkruar në Kushtetutë," tha Zëvendëskryeministri. Sipas tij, GERB është i detyruar të propozojë një kabinet i cili "që nga dita e parë mund të punojë, të zgjidhë problemet dhe të ndjekë qëllimet e vena".