Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët e rinj do të betohen më 15 prill

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.

Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.

Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga rubrika

Rastet pozitive të Covid-19 janë 96

Për 24 orët e fundit rastet e regjistruara të Covid-19 në Bullgari janë 96. Kjo është 0.7% e 14 673 mostrave të marra. Rastet aktive të Covid-19 janë 7301, ndërsa 726 persona trajtohen në spitale. 80 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv. 183..

botuar më 21-07-22 9.34.PD
Ivan Maxharov

Ministri i Shëndetësisë u takua me mjekët protestues nga "Porogov"

Përfaqësuesit e mjekëve protestues nga Spitali i Urgjencës “Pirogov” u takuan me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Stojço Kacarov, duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të dalë nga tensioni për shkak të shkarkimit të profesorit Asen Balltov nga..

botuar më 21-07-21 6.09.MD

Çfarë kërkuan deputetët ditën e parë të Parlamentit të ri të 46?

Ditën e parë të punës së Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor u paraqitën projektligjet dhe kërkesat e para. "BSP për Bullgarinë" prezantoi një projekt-ligj për të moshuarit që të sigurojë aksesin e tyre në shërbimet shëndetësore, mbështetjen..

botuar më 21-07-21 4.22.MD