Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët e rinj do të betohen më 15 prill

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.

Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.

Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga rubrika

Propozojnë votim të përzier – me fletëvotime dhe makina

GERB paraqet një projekt për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe kthimin e votimit të përzier me fletëvotime dhe makina. Kjo u njoftua në një konferencë në Parlament nga Radomir Çollakov nga partia. Ata gjithashtu kërkojnë që pajisjet dhe softueri..

botuar më 21-07-30 1.26.MD
Bojko Rashkov

Forcim i presionit të migracionit në kufi

Ka presion të forcuar drejt vendit, por ai nuk është i pazakonshëm. Kështu e vlerësoi situatën Ministri i Brendshëm, Bojko Rashkov, në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. Ministri sqaroi se rruga nëpër Evropën Juglindore është ende e ngarkuar...

botuar më 21-07-30 12.05.MD
Presidenti Radev

Sot, më 30 korrik, Presidenti do të japë mandat për formimin e qeverisë së re

Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandat për formimin e qeverisë sot, më 30 korrik, në orën 5 pasdite. Këtë e bëri të ditur Kreu i Shtetit në qytetin Pleven (Bullgari Qendrore Veriore) . “Partitë dispononin kohë të mjaftueshme. Dialogu konstruktiv..

botuar më 21-07-30 9.50.PD