Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët e rinj do të betohen më 15 prill

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.

Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.

Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga rubrika

Bojko Rashkov

Sinjale për presion mbi qytetarët për shkak të zgjedhjeve

Prefekti i Smoljanit njoftoi se në rrethin e tij, në disa nga vendbanimet, ka presion të paparë deri tani mbi qytetarin e zakonshëm bullgar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Kjo u njoftua nga Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i..

botuar më 21-06-23 2.03.MD

KQZ nuk sheh asnjë shqetësim në deklaratat e qeverisë së përkohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur poshtë ankesën e një prej koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare kundër Kryeministrit Stefan Janev dhe ministrave në qeverinë e përkohshme. Sipas koalicioni ka..

botuar më 21-06-23 10.59.PD

Të infektuarit rishtas me Covid-19 mbeten nën 1%

94 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 0.8% e 11 151 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në qytetin e Sofjes - 15. Nuk janë..

botuar më 21-06-23 9.31.PD